Flokët

Nëse do të provosh një model të ri flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2024

Nëse do të provosh një model të ri flokësh,
FOTO: @Selenagomez

Të gjithë e dinë se sa e ndjekur është Selena Gomez, qoftë edhe për ndryshimet më të vogla në pamjen e jashtme që nuk i shpëtojnë vëmendjes se medias apo admiruesve të saj. Si e ftuar speciale në eventin vjetor të “Time 100” në New York mbrëmjen e djeshme, Selena ra në sy për ndryshimin e radhës sa i takon flokëve.

Nëse do të provosh një model të ri flokësh,
FOTO: Craig Barritt/Getty Images

Baluke të gjata dhe të valëzuara për një qasje më të sofistikuar se kurrë! Në harmoni të plotë me çdo detaj të pamjes së jashtme, nga thonjtë në nuancë nude të thjeshtë dhe me shkëlqim, te grimi natyral dhe fustani elegant, duket se vëmendjen më shumë se gjithçka tjetër e morën flokët. Me gjatësi deri te shpatullat, pas krahëve, por me baluket e theksuara dhe me valëzim rrotull fytyrës, me këtë prerje Selena sapo konfirmoi trendin e ri të flokëve për këtë sezon.

Nëse do të provosh një model të ri flokësh,
FOTO: Craig Barritt/Getty Images

Duket se “loja me baluket” është e preferuara e saj, por këtë herë baluket rrotull fytyrës sjellin një trend klasik si në vitet ’90 që ngjason disi me Jennifer Aniston dhe Rachel-in në serialin “Friends”.

Gjithsesi, Selena duket kaq bukur edhe me këtë ndryshim apo jo?

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: TZR