Relationships

Nëse doni të rrisni fëmijë të fortë mendërisht, ja 4 gjërat që duhet të bëni si prindër

Nëse doni të rrisni fëmijë të fortë
FOTO: GETTY IMAGES

Nëse jeni prind, me siguri doni që fëmijët tuaj të jenë në gjendje të përballojnë sfidat më të mëdha të jetës. Kjo do të thotë që t’u mësoni atyre se si të jenë të fortë mendërisht. Njerëzit me qëndrueshmëri mendore shfaqin një sërë tiparesh dhe cilësish që i bëjnë ata njerëz të lumtur dhe të suksesshëm me kalimin e viteve.

Fëmijët dhe të rriturit mund të zhvillojnë dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë mendore me kalimin e kohës. Por, sa i takon fëmijëve, ja 4 gjërat që prindërit mund të bëjnë për të rritur fëmijë të fortë mendërisht, sipas psikologëve.

#1 Ndihmojini ata të fuqizojnë veten

Besimi dhe motivimi janë aspekte të rëndësishme të qëndrueshmërisë mendore. Kjo do të thotë se fëmijët tuaj nuk duhet të varen nga njerëzit e tjerë për t'u ndjerë mirë, por gjithçka duhet ta bazojnë te vetja. Pra, ndihmojini ata të ndihen mirë, të veprojnë me vetëbesim, të jenë të lumtur etj.

#2 Tregojuni atyre vlerën e të bërit diçka të vështirë

Mund të jetë e vështirë të shikosh fëmijët të dështojnë në diçka. Por, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve se një sfidë e vështirë mund t'u mësojë atyre shumë. Detyra juaj si prindër është që t’u mësoni atyre guximin dhe kënaqësinë që merret nga sprovat e ndryshme ku jeta na vendos të gjithëve.

#3 Jini optimistë

Optimizmi është një element kyç i forcës mendore, kjo sipas neuroshkencëtares Wendy Suzuki. Fëmijët optimistë kanë më shumë kontroll në jetën e tyre dhe zakonisht janë më të sigurt kur përballen me sfida të reja.

#4 Mësojini si dhe kur të kërkojnë falje

Një aspekt i rëndësishëm i forcës mendore dhe asaj emocionale është ndjeshmëria dhe vetëdija. Dëgjimi me respekt i të tjerëve, por edhe kërkimi i faljes është një akt që nuk i lejon fëmijët të bien në grackën e të qenit toksikë. Thënë me fjalë të tjera, falja kërkon vullnet dhe këtë e bëjnë vetëm fëmijët e fortë mendërisht.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: CNBC

REELS

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

Do you want mentally strong children? Here are 4 things you should do as a parent

Nëse doni të rrisni fëmijë të fortë
PHOTO: GETTY IMAGES

If you are a parent, you probably want your children to be able to face life's biggest challenges. This means teaching them how to be mentally strong. Mentally resilient people exhibit a number of traits and qualities that make them happy and successful people over the years.

Children and adults alike can develop and improve mental toughness over time. Here are four things parents can do to raise mentally strong children, according to psychologists.

#1 Help them empower themselves

Confidence and motivation are important aspects of mental toughness. This means that your children should not depend on other people to feel good, but should base everything on themselves. So help them feel good, act confident, be happy, etc.

#2 Show them the value of doing something difficult

It can be difficult to watch children fail at something. But parents should show their children that a difficult challenge can teach them a lot. Your job as parents is to teach them courage and the joy that comes from the various trials that life throws at us all.

#3 Be optimistic

Optimism is a key element of mental strength, according to neuroscientist Wendy Suzuki. Optimistic children have more control over their lives and are usually more confident when facing new challenges.

#4 Teach them how and when to apologize

An important aspect of mental and emotional strength is empathy and awareness. Listening respectfully to others but also apologizing is an act that prevents children from falling into the trap of being toxic. In other words, forgiveness takes willpower, and that's what mentally strong children actually do.

Suggested articles: 

 

Source: CNBC