Out and About

Çfarë është trendi i “pasioneve energjike” që po shihet kudo në TikTok

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2024

Çfarë është trendi i “pasioneve energjike”
FOTO: Frazao Studio Latino/E+/Getty Images

Asgjë nuk mund të jetë më sfilitëse se një ditë e kaluar kot...Ndonëse kulmin e qetësisë dhe relaksit mund ta gjeni poshtë batanijeve, shtrirë në divan apo përpara televizorit, atëherë profesionistët e shëndetit mendojnë se kjo nuk është rehati, por dembelizëm dhe një flamur i kuq për shëndetin me kalimin e viteve.

Sipas TikTok-ut, ilaçi për këtë sëmundje është të gjesh një "pasion energjik", ose diçka që ju pëlqen, ndryshe nga qëndrimi për orë të tëra në rrjete sociale apo shtrirë pa bërë asgjë. Në një video virale të postuar disa ditë më parë, krijuesja dhe terapistja @israajnasir renditi të gjitha ndikimet që ka kjo qasje nëse e ktheni në rutinë të përditshmërisë dhe stilit tuaj të jetesës.

Çfarë është trendi i “pasioneve energjike”
FOTO: Oscar Wong/Moment/Getty Images

Çfarë duhet të dini për “pasionet energjike”?

Përveç atij ciklit klasik, punë, shtëpi dhe dyqane, gjetja e diçkaje që ju pëlqen nuk është gjithmonë një mision i lehtë. Por, na besoni që alternativa ka plot! Mund të jetë një punim artizanal, kalimi i kohës me lulet në oborrin apo ballkonin tuaj, diçka sportive nga tenisi, palestra, noti e plot gjëra të tjera.

@israajnasir Replying to @user7499637705738 the only outcome is how much you enjoyed yourself. #positivepsychology #happinesstips #neurosciencetok #hobbytips ? Strawberry Toast :) - Lofi Latte

“Pasionet energjike i shtyjnë njerëzit që të vënë trupin, mendjen dhe shpirtin në lëvizje duke krijuar një ndjesi lehtësie shumë larg stresit apo shqetësimeve të zakonshme. Kjo natyrshëm nxit dopaminën, pra hormonin e lumturisë dhe ju keni gjetur kështu ilaçin e shëndetit të mirë fizik dhe mendor,” thotë psikologia klinike Carla Marie Manly.

Si ta gjeni pasionin e duhur për ju?

Filloni të mendoni për diçka që ju ka pëlqyer në fëmijëri. Mund të jetë ecja, noti, hipizmi, kërcimi, çiklizmi dhe çdo aktivitetet tjetër që vendos fizikun në lëvizje duke sjellë një ndjenjë çlirimi për trurin dhe shpirtin.

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Bustle