News

Plani për të vrarë Volodymyr Zelensky: Arrestohet një shtetas polak

Plani për të vrarë Volodymyr Zelensky: Arrestohet një
AP

Një burrë polak është arrestuar pas pretendimeve se ishte i gatshëm të spiunonte për inteligjencën ushtarake ruse, në një plan të dyshuar për një atentat ndaj Volodymyr Zelensky, presidentit ukrainas. Prokurorët e Polonisë kanë bërë me dije se shtetasi polak dyshohet se ka dhënë informacione tek inteligjenca e Rusisë dhe ka shërbyer si ndihmë për forcat speciale ruse, që të planifikonin një atentat të mundshëm kundrejt presidentit ukrainas.

Autoritetet polake kanë thënë se i dyshuari deklaroi se ishte i gatshëm të veprojë për shërbimet e inteligjencës ushtarake të Rusisë, madje edhe të vendosë kontakte me qytetarët rusë, të cilët janë të përfshirë në mënyrë direkte në luftën në Ukrainë.

Personi pritej të transmetonte informacion të detajuar në lidhje me aeroportin Rzeszów-Jasionka, në juglindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën. Ky territor shërben si porta kryesore për furnizimet ndërkombëtare ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, si dhe për lëvizjen e udhëheqësve dhe politikanëve që udhëtojnë brenda dhe jashtë Ukrainës. Ky aeroport kontrollohet dhe mbrohet nga trupat amerikanë.

Arrestimi erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me shërbimet e sigurisë në Ukrainë, të cilët dhanë informacionet vendimtare. Nëse polaku shpallet fajtor, ai do të përballet me 8 vite burg.

Andriy Kostin, kryeprokurori ukrainas, u shpreh se i dyshuari ishte ngarkuar me rolin e mbledhjes dhe transmetimin e informacionit të Rusisë, në lidhje me sigurinë në aeroportin “Rzeszów-Jasionka”. Për momentin, ai ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave gjyqësore.

"Ky rast nënvizon kërcënimin e vazhdueshëm që Rusia paraqet jo vetëm për Ukrainën dhe ukrainasit, por për të gjithë botën e lirë," shkroi Kostin në X. "Regjimi kriminal i Kremlinit organizon dhe kryen operacione sabotuese në territorin e shteteve të tjera sovrane”, shtoi mandej ai.

Edhe dy persona gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohen për spiunazh. Një prej tyre akuzohet se ka dakordësuar të kryejë sulme ndaj caqeve potenciale, duke përfshirë edhe ndërtesat amerikane, me qëllim që të sabotohet ndihma për ukrainën. Të dyshuarit, Dieter S. dhe Alexander J., u arrestuan ditën e mërkurë në Bavari.

Sipas prokurorëve, Dieter S. kishte folur për akte të mundshme sabotuese me një person që ishte lidhur me inteligjencën ruse. Komunikimi kishte nisur që nga tetori dhe roli i Dieter ishte që të kontribuonte në minimin e mbështetjes që Gjermania po i jep Ukrainës. Dieter kishte rënë dakord që të kryente sulme me bomba dhe të vinte zjarre të qëllimshme në infrastrukturat që përdor ushtria në ndërtesat industriale në Gjermani.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Plan to kill Volodymyr Zelensky: A Polish citizen is arrested

Plani për të vrarë Volodymyr Zelensky: Arrestohet një
AP


A Polish man has been arrested after claims he was willing to spy for Russian military intelligence in a suspected plot to assassinate Ukrainian President Volodymyr Zelensky. Polish prosecutors have announced that the Polish citizen is suspected of having provided information to Russian intelligence and served as an aid to Russian special forces to plan a possible assassination attempt against the Ukrainian president.

Polish authorities have said that the suspect stated that he was willing to work for Russia's military intelligence services, even establishing contact with Russian citizens who are directly involved in the war in Ukraine.

The person was expected to pass on detailed information about the Rzeszów-Jasionka airport, in southeastern Poland, near the border with Ukraine. This territory serves as the main gateway for international military and humanitarian supplies to Ukraine, as well as for the movement of leaders and politicians traveling in and out of Ukraine. This airport is controlled and protected by US troops.

The arrest came as a result of close cooperation with security services in Ukraine, who provided crucial information. If the Pole is found guilty, he will face 8 years in prison.

Andriy Kostin, the chief Ukrainian prosecutor, said that the suspect was tasked with the role of collecting and transmitting information to Russia, regarding security at the "Rzeszów-Jasionka" airport. At the moment, he is in custody, awaiting court proceedings.

"This case underscores the ongoing threat that Russia poses not only to Ukraine and Ukrainians, but to the entire free world," Kostin wrote in X. "The Kremlin's criminal regime organizes and carries out sabotage operations on the territory of other sovereign states." he then added.

Two German-Russian people have also been arrested in Germany, as they are suspected of espionage. One of them is accused of agreeing to carry out attacks on potential targets, including US buildings, in order to sabotage aid to Ukraine. The suspects, Dieter S. and Alexander J., were arrested on Wednesday in Bavaria.

According to prosecutors, Dieter S. had talked about possible acts of sabotage with a person connected to Russian intelligence. The communication had started since October and Dieter's role was to contribute to undermining the support that Germany is giving to Ukraine. Dieter had agreed to carry out bombings and arson attacks on infrastructure used by the military in industrial buildings in Germany.