Instagramming

Sara Gjordeni është në pritje të ëmbël!

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2024

Sara Gjordeni është në pritje të ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi konfirmuan se do të bëhen prindër. Dyshimet u ndezën në videon e publikuar nga emisioni “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pasi në fragmente të videos, konfirmohej shtatzënia e Sarës dhe shfaqeshin një palë këpucë të bardha për bebe. Vetë Sara, përmes një postimi, na tregoi se është në pritje të ëmbël.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë, se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkroi Sara në mbishkrimin e videos në të cilën Bardhi i puth barkun.

Sara Gjordeni është në pritje të ëmbël!

Mesa duket, Bardhi e kishte seriozisht kur i thoshte Sarës “nëna e fëmijëve të mi”.

Sara Gjordeni është në pritje të ëmbël!

Çifti u njoh para rreth 3 muajsh, teksa ishin konkurrentë në “BBVA 3”. Sara u përjashtua nga formati, ndërsa Bardhi u largua për shkak të shëndetit të nënës një javë më vonë.