Horoscope

Ti bëj ç’të duash, por ne të themi të mos e injorosh fuqinë e Hënës së plotë në Akrep!

Ti bëj ç’të duash, por ne të themi të mos e

Ky muaj është sezoni i eklipseve dhe i prapavijës së Mërkurit, sigurisht, edhe i një eklipsi solar që mahniti botën. Për momentin, jemi në mes të një vorbulle astrologjike që po na çakordon totalisht dhe s’e dimë as vetë se si po ia dalim mbanë. Ky muaj dinamik ka plot të reja dhe ka nisur qysh prej marsit. Shpejt, më 23 prill do të kemi edhe një Hënë të plotë në Akrep, e cila do të ndikojë në shumë drejtime në jetën e secilit.

Periudha e eklipsit na tundi e na shkundi me rrënjë, por na e bëri më të thjeshtë që të shohim hijet tona dhe momentet e vështira. Tanimë, mund të nisim me shërimin, shanset e dyta dhe dëshirën për të marrë leksionet e duhura. Përmes meditimit, kërcimit, bisedimit, vetëbesimit e shumë praktikave të tjera, do të mund të ecim përpara, me më shumë siguri.

Edhe Hëna e plotë në Akrep do të të pastrojë rrugën nga bllokimet me të cilat je hasur këto kohë. Është një moment i rëndësishëm në aspektin astrologjik dhe një periudhë transformuese për ty. Shfrytëzoje këtë periudhë për t’u kujdesur më shumë për veten, fëmijën tënd të brendshëm dhe për të rikujtuar se do të jesh mirë, çfarëdo që të ndodhë. Peshat e së shkuarës po të mbajnë në vend, ndaj është momenti ideal për të hequr dorë nga mendimet negative, njerëzit dhe vendet toksike. Duaje veten më shumë, sidomos gjatë procesit të shërimit.

Hiq dorë nga peshat që të rëndojnë dhe lidhu me botën tënde të brendshme, duke dëgjuar mendjen, trupin dhe dëshirat e tua. Nëse gjërat bëhen të vështira për t’u përballuar, atëherë kërko ndihmën e miqve dhe njerëzve të dashur. Mbi të gjitha, trajtoji njerëzit me dashuri, sepse karma është shumë aktive.

Ç’kuptim ka kjo ngjarje qiellore?

Hëna e plotë në Akrep njihet edhe si Hëna e plotë rozë, sepse përkon me sezonin e çeljes së luleve në pranverë. Kjo ngjarje qiellore premton që fillime të reja dhe nënvizon eksperienca misterioze dhe një energji paksa të errët, karakteristikë e Akrepit. Kjo simbolizon vdekjen dhe transformimin. Pra, do të “vdesë” e shkuara, për të të transformuar, fuqizuar dhe për të sjellë kontrollin në duart e tua.

Gjatë kësaj kohe, çliro seksualitetin tënd, je apo jo i/e lidhur. Energjia që të bllokon mund të çlirohet përmes një orgazme, asnjëherë nuk i dihet.

Mos harro: Gjatë Hënës së plotë, emocionet do të ndihen më të forta se zakonisht. Në fund të ditës, Akrepi është një shenjë Uji dhe përjeton ndjesi të fuqishme. Mund të qeshësh e të qash me zë të lartë dhe nxirr nga vetja çdo ndjesi që të ka munduar këto kohë. Beso dhe komuniko me universin, pasi së bashku, mund ta bëni jetën më të bukur dhe kuptimplotë.

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.