Ushqim & Pije

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2024

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Mark Boughton Photography

Pranvera është këtu dhe për shumëkënd duket të jetë një arsye më shumë për të shtuar ngjyra në kuzhinë, receta të shëndetshme, ëmbëlsira dhe jo vetëm! Sepse përtej ndjesisë së çlirimit nga rrobat e trasha dhe të ngrohta të dimrit, stina e re vjen me bollëk në pjesën e frutave të freskëta që bëhen pjesë e recetave fantastike.

Ëmbëlsirat e pranverës janë gati për t’u shijuar me mbushjet e luleshtrydheve, limonit apo ananasit e plot fruta të tjera të stinës. Gati për ta trajtuar veten me pak doza ëmbëlsie?

Disa receta të shpejta dhe të thjeshta janë këtu për ju!

Tortë me “kate ngjyrash”

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Mark Boughton Photography

Përbërësit:

5 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë vaj luledielli
1.5 gotë qumësht
4 lugë gjelle kakao
2 pluhur pjekje
1 vanilje
2 gota miell
2 puding çokollate
2 lugë gjelle gjalpë
1 kuti shllak

Përgatitja: 
Fillimisht në një enë hedhim vezët, sheqerin dhe i përziejmë. Pastaj shtojmë qumështin, miellin, kakaon, pluhur pjekës dhe vaniljen. I përziejmë mirë me mikser. Përziejmë qumështin me kakaon dhe e hedhim në sipërfaqen e kekut. Më pas, me ngjyrues kuzhinë lyejmë sipas dëshirës pjesë të kekut. E lyejmë të tortën me shllak dhe shtojmë për zbukurim topa çokollate apo me ngjyra sipas dëshirës.


#2 Ëmbëlsirë me ananas, bukë të thekur dhe krem pastiçerie

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Taste and See

Përbërësit:

1½ filxhan miell

½ filxhan miell misri

? filxhan sheqer

2 lugë pluhur pjekjeje

½ lugë kripë

? filxhan gjalpë

1 vezë

2 filxhan me krem pastiçerie

½ filxhan qumësht

3 lugë sheqer pluhur

1 lugë vanilje

4 filxhanë ananas të freskët të prerë në copa

Gjethe menteje

Përgatitja:

Në një tas shtoni bukën e thekur të prerë në kubikë, bukën e misrit, shtoni kripë, sheqer, gjalpë, pluhurin e pjekjes dhe vaniljen. Përziejini bashkë dhe vendosini në një gotë. Shtoni një shtresë bukë, një më krem pastiçerie dhe një me ananas të prerë në kubikë. Një gjethe menteje për dekor, pak qumësht dhe sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

#3 Krepa me krem luleshtrydheje

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Kudos Kitchen by Renee

Përbërësit:

3 vezë

250 gramë miell

40 gramë gjalpë

500 mililitra qumësht

Kripë

Luleshtrydhe

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një enë shtoni miellin, pak kripë dhe qumështin. Rrihini mirë derisa të keni një masë kompakte. Pastaj shtoni gjalpin e shkrirë, përziejini përsëri dhe në fund shtoni vezët. Rrihini derisa masa të jetë një masë homogjene. Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Ngrohni mirë një tigan dhe nisni përgatitjen e krepave një nga një. Ndërkohë, për kremin e luleshtrydhes duhet vetëm krem pastiçerie dhe luleshtrydhe që futen në mikser bashkë për të krijuar një krem luleshtrydheje të shijshëm. Në fund, një krep dhe një shtresë kremi dhe gati t’u shijuar.

#4 Kek me manaferra dhe portokall

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Foxes Loves Lemons

Përbërësit:

2 gota miell

1 gotë sheqer

2 kokrra vezë

1 filxhan kafeje vaj

1 filxhan kafeje kos

Arra

Lëkurë portokalli

Sodë buke

Manaferra

Përgatitja:

Në një enë rrihen vezët me sheqerin, shtohet kos, vaj, lëkurë portokalli, arra të grira dhe përzihen mirë. Shtoni miellin, përzieni me pak sodë. Brumi hidhet në tavë të lyer me vaj ose gjalpë. Vendoset në furrë dhe lihet për rreth 30 minuta. Për zbukurim shtoni sipër një dorë manaferra dhe disa feta portokalli.

#5 Kek me lëkurë limoni

5 super receta ëmbëlsirash me frutat e stinës
FOTO: Moore or Less Cooking

Përbërësit:

250 gramë miell

250 gramë sheqer

3 vezë

130 mililitra vaj luledielli

60 mililitra ujë

Lëngu i një limoni

Lëkura e një limoni

1 pako pluhur pjekës

Përgatitja:

Në një tas rrihni vezët me sheqerin. Shtoni vajin, lëngun e limonit, lëkurën e grirë imët, vajin, miellin dhe sodën. I trazoni mirë me rrahësen elektrike. Shtojeni masën në një tepsi dhe futeni për ta pjekur për 40 minuta në 180 gradë. Disa feta limoni sipër dhe ëmbëlsira është gati për ju!

Artikuj të sugjeruar: