Dieta

Nëse nuk heq dorë nga buka, të tregojmë mënyrën si ta hash, pa ndikuar te sheqeri në gjak

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2024

Nëse nuk heq dorë nga buka, të tregojmë mënyrën si
getty

Buka është ndër ushqimet më të dashura të çdo tavoline, por jo dhe aq e shëndetshme, pasi në 50 gramë bukë të bardhë, gjenden 24 gramë karbohidrate dhe indeksi glicemik është 70. Me pak fjalë, buka luan një rol të madh në rritjen e sheqerit në gjak.

Por ka një zgjidhje të vërtetuar nga shkenca.

Nga një studim i realizuar mbi një grup personash të shëndetshëm të cilët konsumuan bukë të freskët dhe të konservuar. Atyre iu matën nivelet e sheqerit në gjak për të kuptuar se si do të reagonte trupi dhe u zbulua se buka e freskët kishte efekt më të mirë në trup. Po ashtu, teknika e thekjes së bukës bën të mundur një shpërndarje të molekulave si pjesë e ruajtjes së ujit në bukë. Efekti kryesor është pikërisht ulja e efektit të glicemisë në gjak.

Thekja e bukës sugjerohet për personat me diabet dhe personat me probleme në rezistencën e insulinës.