Health

Njerëzit mund të kenë mikroplastikë në tru, thotë studimi

Njerëzit mund të kenë mikroplastikë në tru, thotë
FOTO: Pcess609 – stock.adobe.com

Duket se ky zbulim i fundit mund të jetë i vështirë për t'u pranuar nga njerëzit në të gjithë botën. Pjesë të vogla plastike po gjejnë rrugën e tyre për në tru, kjo sipas një punimi të botuar në revistën “Environment Health Perspectives”.

Studiuesit nga “University of New Mexico School of Medicine’s” thonë se mikroplastika nga uji, ushqimi dhe ajri që thithim kalojnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe sistemit tretës në organe të tjera, si veshkat, mëlçia dhe truri.

"Gjatë dekadave të fundit, mikroplastikët janë gjetur në oqean, te kafshët dhe bimët, në ujin që vjen nga rubineti i çezmës dhe në shishet plastike," thotë Eliseo Castillo, profesor i Gastroenterologjisë në këtë universitet. "Ato duket se janë kudo," shtoi Eliseo, i cili është studiuesi kryesor i mikroplastikës.

Grupi i studiuesve e testuan këtë fakt për katër javë te minjtë duke u dhënë atyre ujë të pijshëm për të matur sasinë e mikroplastikës që thuhet se njerëzit marrin çdo javë. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit konsumojnë pesë gramë mikroplastikë çdo javë, që është sa pesha e një karte krediti.

Ata zbuluan se mikroplastika lëviz nga zorrët në indet e tjera të trupit. “Këta minj u ekspozuan për katër javë. Tani, mendoni se si kjo barazohet me njerëzit nëse jemi të ekspozuar që nga lindja deri në pleqëri ndaj mikroplastikës," thotë Castillo.

Profesori tha se nëse minjtë e shëndetshëm të ekspozuar ndaj pjesëve të vogla të plastikës pas vetëm disa javësh shfaqnin shenja ndryshimesh fizike, njerëzit e ekspozuar gjatë gjithë jetës mund të shohin se shëndeti i tyre përkeqësohet.

Pra, me pak fjalë njerëzit marrin plastikë në vlerën e një karte krediti çdo javë.

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: New York Post

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Humans can have microplastics in their brains, says this latest discovery

Njerëzit mund të kenë mikroplastikë në tru, thotë
PHOTO: Pcess609 – stock.adobe.com

It seems that this latest discovery may be difficult for people around the world to accept. Small pieces of plastic are finding their way into the brain, according to a paper published in the journal "Environment Health Perspectives".

Researchers from the University of New Mexico School of Medicine say that microplastics from the water, food and air we breathe pass from the respiratory tract and digestive system to other organs, such as the kidneys, liver and brain.

"Over the last decades, microplastics have been found in the ocean, in animals and plants, in tap water and in plastic bottles," says Eliseo Castillo, professor of Gastroenterology at this university. "They seem to be everywhere," added Eliseo, who is the lead researcher on microplastics.

The group of researchers tested this fact for four weeks in mice by giving them drinking water to measure the amount of microplastics that humans are said to take in each week. Scientists found that people consume five grams of microplastics every week, which is the weight of a credit card.

They found that microplastics move from the gut to other body tissues. "These mice were exposed for four weeks. Now, think how that equates to humans if we're exposed from birth to old age to microplastics," says Castillo.

The professor said that if healthy mice exposed to small pieces of plastic showed signs of physical changes after just a few weeks, people exposed for life could see their health deteriorate.

People get a credit card's worth of plastic every week.

Suggested articles: 

Source: New York Post