Viti 1980 shenjon edhe epokën e guximit në pjesën e arredimit të brendshëm. Në të gjithë botën, dizajnerët “përqafuan” tonet e forta, sipërfaqet me reliev, mobiliet prej druri dhe gjithë gamën e prurjeve për një dizajn unik dhe të veçantë.
Pesë trende retro duket se janë rikthyer këtë vit për të qëndruar gjatë dhe për të dominuar stilin e ambienteve tuaja të brendshme.
#1 Dizajn minimalist
Aty ku minimalizmi është kampion i dizajnit jo shumë të guximshëm, filozofia e maksimalizmit është e kundërta. Pra, ngjyra të forta, letër murale me motive dhe detaje që bien në sy, tekstura të dallueshme në mobilie etj.
#2 Motivet e luleve
Lulet janë gjithnjë një qasje e rafinuar, sidomos kur vjen puna tek arredimi i brendshëm. Një ambient që duket si i “gjallë”, që të kujton botën natyrale të luleve mes ngjyrave dhe detajeve të materializuara në divane apo perde janë qasja që ju duhet.
#3 Dritare të mëdha prej xhami
Prioritet i stilit të arredimit këtë vit është drita natyrale që futet nga dritaret e mëdha dhe reflektohet në ambientet e brendshme. Sipërfaqet që “preken” nga drita dhe dritaret që janë të pozicionuara në pjesën e kuzhinës dhe lavamanit kthehen në një kënd të veçantë dhe të preferuar të shtëpisë.
#4 Nuancat e tokës
Tonet e kafesë mund të shihen kudo këtë vit, në qilima, mobilie, perde dhe mure. Një ngjyrë e ftohtë, por që jep idenë e kontaktin me botën natyrale dhe toka me nuancat e kafesë është një prej tyre.
#5 Forma rrethore
Përpara se linjat e drejta dhe format këndore të dominojnë në arredimin e brendshëm, bëhuni gati që gjatë 2024-ës të shihni më shumë forma rrethore të aplikuara në ambazhurë, vazo lulesh etj. Linjat e lakuara dhe ato rrethore japin një gjendje relaksi mendore dhe fizike.
Artikuj të sugjeruar:
- Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj
- Çfarë është ‘e kuqja e papritur’, teoria e arredimit që po bëhet virale në TikTok
- Si duket shtëpia 40 milionë dollarëshe e David dhe Victoria Beckham?
- 5 gabimet në arredim që ndikojnë në mirëqenien tuaj të përgjithshme
- Ju prezantojmë me muzetë më të bukur në botë
Burimi: Homes & Gardens