Celebrity

Dua Lipa kombinon fundin me ngjyrën e flokëve dhe duket WOW

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2024

Dua Lipa kombinon fundin me ngjyrën e flokëve dhe duket WOW
FOTO: GETTY IMAGES

Ajo e provoi sërish! Pasi nuk është e para herë që Dua Lipa zgjedh të kombinojë veshjet me ngjyrën e re të flokëve dhe të duket kaq bukur.

Mjaftuan disa foto që artistja ka postuar në Instagram nga një udhëtim në Spanjë, ku elementi i kombinimit është ai që ra menjëherë në sy. Dua ka zgjedhur një stil jo shumë të ngarkuar, por që bie në sy për detajet e veçanta në tërësinë e tij. Një minifund lëkure në ngjyrën e kuqe, i cili kombinohej me flokët në të njëjtën ngjyrë, por me onde.

Dua Lipa kombinon fundin me ngjyrën e flokëve dhe duket WOW
FOTO: DUA LIPA VIA INSTAGRAM

Një triko e zezë sipër me kopsa argjendi, që zbulonte më shumë pjesën e bustit të këngëtares dhe një pallto e gjatë lëkure, aksesorë të mëdhenj me unaza prej floriri dhe një grim i shndritshëm te sytë dhe buzët më shkëlqim e bën këngëtaren një protagoniste absolute stili.

Fotot e tjera nga albumi që Dua zgjodhi të ndajë virtualisht me ndjekësit e saj, tregojnë çaste nga udhëtimi në Spanjë, ushqimet e preferuara, një gotë verë në dorë, ndërsa në disa në momente të tjera ajo ka preferuar një kapuç të bardhë në kokë me emrin e hitit të ri “Illision”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës botërore kombinon veshjet me flokët e saj. Në nëntor, Dua i mahniti të gjithë në eventin e “Variety's Power of Women”, e veshur me një fustan me model korseje të ngushtë në ngjyrë të kuqe, identik me nuancën e re të flokëve asokohe. Ndërsa, në fillim të këtij viti gjatë premierës së filmit “Argylle”, Lipa veshi një fustan në nuancë të pupurt të thellë, njësoj si dhe ngjyra e flokëve të saj.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Harper’s Bazaar