Showbiz

Ish-bashkëshortja konfirmon se është ndarë nga Eros Grezda

Ish-bashkëshortja konfirmon se është ndarë nga Eros Grezda

Ish-bashkëshortja e Eros Grezdës, Ajsel Abazi, konfirmoi zërat për ndarjen e tyre, përmes një postimi në Instagram. Ajo u dha mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje në mënyrë anonime dhe kur u përball me pyetjen “A je ndarë?”, konfirmoi se po.

“Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin na lidh vetëm djali ynë, Kian dhe asgjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit. Do ju lutesha të kurseheshit, pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në këtë mes dhe do ju lutesha të mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim"- tha ajo.

Ish-bashkëshortja konfirmon se është ndarë nga Eros Grezda

Reagimi i saj vjen pasi Erosi është shprehur më parë (kur lajmi nisi të qarkullonte dhe të aludohej për një tradhti që e kishte çuar çiftin në divorc). Përmes një publikimi në Instagram, Erosi shkroi: “Si guxoni të fusni shkrime të tilla, duke u bazuar në “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argument ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhëti s'ka, pas por e shoh që ka ardhur koha që duhet të hedhësh story për të sqaruar çdo gjë !”- shkroi ai.

Ish-bashkëshortja konfirmon se është ndarë nga Eros Grezda

Erosi dhe Ajseli u martuan një vit më parë dhe sollën në jetë djalin e tyre Kian. Për arsyen e divorcit asgjë nuk është konfirmuar dhe nuk dihet ende arsyeja që e çoi dyshen në një vendim të tillë.

REELS

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.