News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani sulmon Izraelin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani ka sulmuar Izraelin, duke qëlluar me 300 dronë në sulmin e parë zyrtar kundrejt Izraelit. Sulmi vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmit që Izraeli ka bërë në ambasadën e Izraelit në Siri dy javë më parë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, pas më shumë se 6 muajsh luftë intensive mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe kërcënimeve të vazhdueshme dhe të shumta të Iranit. Sulmi i këtij të fundit rindezi konfliktin e nxehtë mes Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Irakut, të cilat gjithashtu mund të sulmojnë Izraelin. Nga ana tjetër, Izraeli ka rritur mbrojtjen, ndërsa presidenti Joe Biden ka shkuar me urgjencë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka paralajmëruar Iranin të mos vijojë me sulmet e tij të befta.

Irlanda pranë njohjes të shtetit formal të Palestinës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irlanda është pranë njohjes formale të shtetit palestinez dhe se është e gatshme të bëjë një marrëveshje me Spanjën dhe vendet e tjera që kanë të njëjtin qëndrim. Kështu u shpreh Simon Harris, kryeministri irlandez, pas takimit me homologun e tij, Pedro Sanchez.

Të dyja vendet kanë qenë mjaft të zëshme për luftën në Gaza dhe kanë advokuar për të drejtat e palestinezëve. Muajin e kaluar, ato njoftuan se bashkë me Maltën dhe Slloveninë, do të bashkëpunojnë për njohjen e shtetit palestinez.

“Populli i Izraelit meriton një të ardhme të sigurt dhe paqësore, ashtu si populli i Palestinës. Sovranitet të barabartë, respekt të barabartë”, tha Harris.

Trump thotë se ndihma ndaj Ukrainës duhet të jetë në trajtë kredie, jo në formë dhurimi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump mbështeti publikisht kryetarin në detyrë të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili po përballet rishtazi me mosdakordësinë e radhëve të ligjvënësve të partisë së tij, kundër përpjekjeve për ndihma të reja për Ukrainën dhe Izraelin. Trump u shpreh se Johnson po bën një punë shumë të mirë, në rrethana mjaft të vështira.

Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ta ndihmuar më tej Ukrainën, por këtë herë, në formë kredie, jo më si dhurim. Ndërkohë që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në vitin e tretë, është bërë gjithnjë e më e vështirë ndihma karshi Ukrainës. E njëjta gjë po ndodh edhe me Izraelin, i cili qysh prej 7 tetorit 2023 është në luftë me Hamasin.

Australi/ 5 viktima në sulmin me thikë në një qendër tregtare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike, përfshirë edhe një fëmijë, pas një sulmi me thikë të ndodhur në një qendër tregtare në Sidnei. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, pasi shkaktoi viktima dhe shumë panik.

Kryeministri i vendit, Anthony Albanese, tha se solidarizohet me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, ndërsa ende nuk dihen motivet e një krimi të tillë.

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣