Celebrity

Paqe në horizont? Thuhet se mbreti Charles ka ftuar Harry dhe Meghan në Angli

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2024

Paqe në horizont? Thuhet se mbreti Charles ka ftuar Harry dhe Meghan

Mbreti Charles mund të ketë ftuar për pushimet e verës në Angli princin Harry dhe Meghan Markle, në mënyrë që të ribashkohet me nipin dhe mbesën e tij. Ai e ka parë princin Archie, i cili mbush 5 vjeç muajin tjetër, për shumë pak, ndërsa princeshën Lilibet vetëm një herë.

Paqe në horizont? Thuhet se mbreti Charles ka ftuar Harry dhe Meghan

Thuhet se Charles i ka ftuar në Balmoral djalin e tij dhe Meghan, për të shijuar pushimet familjare, në një moment të vështirë për mbretërorët, pasi mbreti dhe Kate Middleton janë diagnostikuar me kancer.

Një burim u shpreh për Page Six: “E shoh Charles që dëshpërimisht do të takojë fëmijët. Ai mund ta ketë marrë këtë vendim, pasi jeta është shumë e shkurtër. Balmoral është vërtet një vend perfekt dhe i paqtë për një ribashkim”.

Paqe në horizont? Thuhet se mbreti Charles ka ftuar Harry dhe Meghan

Nga ana tjetër, direkt pasi mësoi se i ati vuan nga kanceri, princi Harry shkoi menjëherë për ta takuar, duke fluturuar nga Kalifornia drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa për diagnostikimin e Kate, Harry dhe Meghan i uruan shëndet dhe shërim familjes.