Instagramming

Xhensila reagon (tërthorazi) për herë të parë për ndarjen nga Besi

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2024

Xhensila reagon (tërthorazi) për herë të parë për

Xhensila Myrtezaj kremtoi dje ditëlindjen në një festë me miqtë dhe fëmijët e saj, Ajka dhe Amen. Përpos videove që qarkulluan në rrjet, Xhensila publikoi edhe një album me foto me të vegjlit e saj, ku shkroi:

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme”, shoqëruar me hashtag-un #MëShumëS’kaVend

Pra, zemra e këngëtares është e tejmbushur dhe askush tjetër, as ish-i i saj nuk ka më vend. Qartë Xhensila, nuk fole troç, por e nënkuptove bukur! :)

Xhensila reagon (tërthorazi) për herë të parë për

Xhensila reagon (tërthorazi) për herë të parë për

Rikujtojmë se Bes Kallaku e ka konfirmuar ndarjen nga Xhensila, gjatë një diskutimi në “Ferma VIP”.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh ai ndër të tjera.

Xhensila reagon (tërthorazi) për herë të parë për

Për ndarjen e tyre është përfolur shumë dhe kjo është hera e parë që njëri prej tyre flet për divorcin. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe fshinë fotot e përbashkëta. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk ishin parë bashkë prej muajsh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Dyshja ka qenë prej vitesh e martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.