Pica mund të jetë më e shëndetshme për zemrën nga sa ju mendoni! Të gjithë e duan djathin, por shumë priren ta heqin atë nga regjimi ushqimor për shkak të niveleve të larta të yndyrës së ngopur dhe natriumit.
"Disa ushqime, të tilla si ato me yndyrë të ngopur dhe natrium, mund të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare," thotë mjeku kardiolog Cheng-Han Chen.
Nga ana tjetër, një dietë me shumë perime, me fibra dhe me pak yndyra të ngopura mund të jetë e dobishme për shëndetin e zemrës.
Por, ka ende një lajm të mirë për adhuruesit e djathit.
“Djathi mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën,” cilëson mjeku Chen, duke shtuar se ka gjëra që duhen pasur parasysh kur konsumoni djathë dhe efektin që ka në zemër.
Me fjalë të tjera, mjekët kardiologë janë të bindur se djathi mocarela është më i miri për shëndetin e zemrës. "Është një burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, madje përmban probiotikë që mund të ndikojnë në shëndetin e zorrëve dhe imunitetit," shpjegoi ai. Mocarela e freskët është gjithashtu më e ulët në yndyrna të ngopura dhe natrium se djathrat e tjerë.
Sipas US Department of Agriculture, 28 gramë djathë mocarela përmban 6,29 gramë proteina, 143 miligramë kalcium, 138 miligramë natrium dhe 3,94 gramë yndyrna të ngopura.
Për shkak se mocarela është më e ulët në natrium dhe yndyra të ngopura, është një opsion më i mirë se djathrat e tjerë, jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe atë të kockave. Kur fokusoheni në shëndetin e zemrës, duhet të shmangni, ose të paktën të minimizoni, konsumin e djathrave shumë të përpunuar.
Tani që e mësuat llojin e djathit më të mirë, mund ta konsumoni, por pa e tepruar! Moderimi vlen edhe në këtë rast!
Artikuj të sugjeruar:
- Ka një mënyë si të hash karbohidrate pa shtuar peshë, sipas ekspertëve
- 10 arsye pse mund të ndiheni të fryrë, edhe nëse keni ngrënë shëndetshëm
- Ky është vendi i parë në Europë që konsumon më shumë djathë
- Pse bëhemi intolerantë ndaj laktozës me kalimin e moshës?
- 10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje
- Mjekët tregojnë ëmbëlsirat që hanë më shumë dhe ato që i shmangin
Burimi: New York Post