Flokët

Si ndikon stresi në rënien e flokëve dhe si ta përballoni procesin

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2024

Si ndikon stresi në rënien e flokëve dhe si ta përballoni

Të gjithë e dimë që stresi është faktor i pamohueshëm në jetën e njerëzve, që ndikon në shumë aspekte nga shëndeti mendor, tek ai fizik, por njëherësh edhe te rënia e flokëve. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, stresi është shkaku i dytë më i madh që çon në rënien e flokëve, pas faktorit gjenetik.

Si ndikon stresi te flokët?

Stresi i vazhdueshëm i bën folikulat që të jenë nën presion dhe kjo pengon fazën e rritjes së flokëve apo atë të pushimit të tyre. Përveç rënies së flokëve, ndodh edhe dalja e thinjave, këputja e shpeshtë e tyre apo ndryshimet në strukturë. Stresi mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe lëndëve ushqyese të nevojshme për rritjen e shëndetshme të flokëve. Kjo gjendje çon më pas në flokë të thatë, të brishtë ose që këputen lehtë.

Si të përballeni me rënien e flokëve?

Duke pasur parasysh ndikimin emocional që kanë flokët në gjithçka, nuk është çudi që humbja e tyre mund të shkaktojë probleme te njerëzit. “Rënia e flokëve mund të ketë pasoja emocionale, duke ndikuar shpesh në vetëvlerësimin dhe besimin e njerëzve,” thotë Hannah Gaboardi, trikologe. Kjo çon në tërheqje nga aktivitetet sociale, ankth dhe shqetësim të vazhdueshëm.

Për fat të mirë, humbja e flokëve e lidhur me stresin është e përkohshme, sidomos kur ndikohet edhe nga ndryshimet e stilit të jetesës. Disa zakone të reja, një dietë ushqime e pasur, produktet e duhura të trajtimit të flokëve, të gjitha ndikojnë në një skalp të shëndetshëm, teksa nxisin terrenin e përshtatshëm për rritjen e tyre. Për të shmangur irritimin e gjëndrave të flokëve, mos i lani flokët shpesh sepse kjo heq vajrat natyralë të kokës, gjë që çon në tharje dhe acarim. Gjithashtu, shmangni produktet nga shampot te balsami me sulfat natriumi që ndikon në folikulat e flokëve duke i dëmtuar ato.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Vogue