News

10 vendet që kanë balancën më të mirë punë-jetë

10 vendet që kanë balancën më të mirë

Prej muajsh në botë flitet për dorëheqjet masive nga puna si një fenomen që po prek kompani të mëdha në çdo cep të globit. Problemet me pagat, me performancën, mospërputhjet midis ofertës dhe kërkesës, shkaqet janë të shumta, por sipas një studimi të fundit nga “Ipsos” (Institut Publik për Opinione dhe Sondazhe), ky është një trend që po ndodh për shkak të prishjes së ekuilibrit mes profesionit dhe jetës, për shkak të punës së zgjatur, mungesës së fleksibilitetit etj.

Por, si renditen vendet e Europës në këtë qasje?  

-Në vendin e 10-të, me një rezultat prej 67.73 pikësh është Brazili ku ka një normë bujare ndaj përfitimeve të grave gjatë sëmundjeve apo lejes së lindjes, si dhe një sistem të kujdesit shëndetësor universal të financuar nga qeveria.

-Kanadaja me 67,91 pikë renditet në vend të nëntë dhe ky vend mbetet më gjithëpërfshirës për sa i përket të drejtave të personave LGBTQ+. Për më tepër, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara fqinje, popullsia këtu përfiton nga një sistem kombëtar i kujdesit shëndetësor. 

-Me 69,07 pikë është Mbretëria e Bashkuar me një mesatare prej vetëm 25,6 orë punë në javë për punëtorët me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme mbetet një tregues i rehatisë përtej sforcimit me orë të zgjatura në punë.

-Holanda performoi shkëlqyeshëm, me një rezultat 69.14, është një nga vendet më të mira në botë për të jetuar falë pagesës së garantuar për nënat e reja në periudhën e lejes së lindjes dhe cilësisë së përgjithshme të jetës.

-Norvegjia është në vendin e gjashtë (73.05), kjo sepse punëtorët marrin pagesa goxha të majme. Nga pushimet vjetore te kujdesi shëndetësor dhe arsimi i financuar nga qeveria, javët e gjata të punës janë të rralla, që do të thotë se ka shumë kohë për të eksploruar gjithçka që Oslo dhe vende të tjera kanë për të ofruar.

-Në vendin e pestë është Danimarka (73,67), e cila përveçse është një nga vendet që u garanton punonjësve me kontrata me kohë të plotë një shtesë prej të paktën pesë javësh pushim me pagesë çdo vit. Edhe këtu shëndetësia dhe arsimi janë të drejta universale, të garantuara nga shteti.

-Për ata që pëlqejnë temperaturat më të ngrohta, Australia është në vendin e katërt me një rezultat prej 73.71. Plazhet e mrekullueshme tërheqin çdo vit shumë vizitorë, të cilët zgjedhin të lëvizin atje për një jetë më cilësore.

-Franca me rezultatin 75.34 është në vend të tretë për numrin e lindjeve, por edhe cilësinë e jetës dhe ekuilibrin e artë mes punës dhe kënaqësinë që jep riviera franceze në të gjitha dimensionet e saj.

-Shumë pranë Italisë për nga ndjeshmëria dhe gjuha, Spanja zë vendin e dytë me 75.55 për ekuilibrin e duhur midis punës dhe kënaqësisë.

-Vendin e parë në këtë renditje e mban Zelanda e Re, e cila me 79.35 pikë qëndron si vendi më i mirë në botë për balancën punë-jetë. Vendasit u gëzohen pagave të majme, pushimeve vjetore dhe gjithë kujdesit të duhur shëndetësor.  

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Elle

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

10 countries in the world that have the best work-life balance

10 vendet që kanë balancën më të mirë

For months, the world has been talking about mass layoffs as a phenomenon that is affecting large companies in every corner of the globe. Problems with wages, with performance, discrepancies between supply and demand, the causes are many, but according to a recent study by "Ipsos" (Public Institute for Opinions and Surveys), this is a trend that is happening due to the breakdown of the balance between profession and life, due to prolonged work, lack of flexibility, etc.

But how are European countries ranked in this approach?  

-In 10th place, with a score of 67.73 points, is Brazil, which has a generous rate of women's benefits during illness or maternity leave, as well as a universal health care system funded by the government.

-Canada with 67.91 points is ranked ninth and this country remains the most inclusive in terms of the rights of LGBTQ+ people. Moreover, unlike the neighboring United States, the population here benefits from a national health care system and in the city. like Toronto, many workers are able to balance their personal lives and careers because they are allowed to work remotely.

-At 69.07 points is the United Kingdom where an average of just 25.6 hours of work per week for full-time and part-time workers remains an indicator of comfort beyond the strain of working long hours.

-The Netherlands performed brilliantly, with a score of 69.14, it is one of the best places in the world to live thanks to the guaranteed payment for new mothers during the period of maternity leave and the general quality of life.

-Norway is in sixth place (73.05), this is because the workers get pretty big payments. From annual leave to government-funded healthcare and education. Long work weeks are rare, which means there is plenty of time to explore all that Oslo and other places have to offer.

-In fifth place is Denmark (73.67), which, in addition to being one of the countries that guarantees full-time contract workers an additional of at least five weeks of paid leave each year. Here too, health and education are universal rights, guaranteed by the state.

-For those who like warmer temperatures, Australia is in fourth place with a score of 73.71. The wonderful beaches attract many visitors every year, who choose to move there for a better quality of life.

- France with a score of 75.34 is in third place for the number of births, but also for the quality of life and the golden balance between work and pleasure that the French Riviera provides in all its dimensions.

-Very close to Italy in sensitivity and language, Spain ranks second with 75.55 for the right balance between work and pleasure.

- The first place in this ranking is held by New Zealand, which with 79.35 points stands as the best country in the world for work-life balance. Locals enjoy fat salaries, annual vacations and all the right health care.  

Suggested articles: 

Source: Elle