Nëse je brune dhe po kërkon një ndryshim këtë pranverë, të sugjerojmë të hedhësh një sy nga Xhensila para se të drejtohesh te parukerja.
Këngëtarja ka hapur ngjyrën e saj dhe është bërë bionde pas shumë kohësh. Deri para pak ditësh e kemi parë me flokët brunë që e personifikonin. Ajo që bie në sy nëse i sheh me kujdes fotot e saj është fakti që ndryshimin e ka nisur pak më herët dhe tani e ka finalizuar.
Siç duket, Xhensila e ka pasur të qartë që do të shkojë drejt toneve të biondes, për si fillim bëri disa “highlights” në pjesë të caktuara të flokut dhe ditë më vonë nga ai ndryshim, na tregoi se është bërë plotësisht bionde.
Ajo ka zgjedhur nuancat e afërta me të mjaltit që janë në listën e trendeve të 2024-ës, mbështetuar nga personazhet në botë dhe stilistët më të mirë të flokëve.
Artikuj të sugjeruar: