Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Ujori dhe Peshqit

Aktualisht, në shenjën tënde ka një grumbull planetesh, të cilët ndodhen në shtëpinë e komunikimit dhe të udhëtimeve të shkurtra e të shpejta.

Eklipsi që do të ndodhë në Dash, më 8 prill do të të sjellë edhe më shumë dëshirë për t’u shkëputur nga bota, për ta marrë jetën më ngadalë dhe lehtë, si dhe për të pushuar e reflektuar për gjërat që do të bësh në të ardhmen. Dëshirat e tua gjatë kësaj periudhe mund të lidhen me shëtitjet në natyrë, kamping, apo udhëtime të shkurtra në fundjavë.
 
Qartazi, në prill do të kesh njerëz për të parë dhe vende për të shkuar. Me shtëpinë tënde të tretë, të aktivizuar, mund të përfshihesh në një çështë që ka të bëjë me kontratat. Kujto se ky muaj nuk është shumë i favorshëm, pasi Mërkuri do të jetë në prapavijë. Kjo ngjarje qiellore do të nisë qysh prej 1 prillit dhe do të përfundojë më 25 prill.
 
Planetet do të jenë në shtëpinë tënde të tretë, por do të fokusohen edhe në marrëdhënien që ke me motrën/vëllain. Fol me ta dhe dëgjoji me kujdes. Me shumë gjasa, do të të tregojnë diçka të papritur, emocionuese. Një tjetër mundësi, mund të jetë edhe që po planfikon të hapë një biznes me ty, ku të dy mund të jeni ortakë.
 
Nëse udhëton, kthehu shpejt, pasi Hëna e plotë e 23 prillit do të jetë në Akrep dhe mund të sjellë një ofertë të madhe për promovim, punë të re, shpërblim, ose lajme që do të lidhen me stafin menaxhues në kompaninë ku ti punon. Zakonisht, kur ndodh një ngjarje e tillë qiellore dhe përqendrohet në shtëpinë e dhjetë të nderimeve dhe çmimeve, është me shumë rëndësi që të dalësh në krye dhe te veçohesh nga të tjerët.
 
Gjithsesi, ki parasysh se kjo Hënë e re është e çuditshme. Planeti kryesor që ndodhet në shenjën tënde, Plutoni, do të ketë një kontradiktë me Diellin në Dem dhe Hënën e plotë në Akrep dhe do të formojë një kënd të ashpër. Mund të humbësh shpresën dhe të mendosh se nuk do të shpërblehesh, por mos u nxito. Nëse nuk arrin të bësh një negociatë në aspektin e punës, mund të largohesh kur të duash.
 
Ti i di vlerat e tua, e kupton si ndihesh në çdo situatë dhe qindra mundësi të tjera do të të shpalosen përpara. Peshoji gjërat dhe vendos vetë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Ujori dhe Peshqit

Mund të dëgjosh lajme fantastike për paratë, të cilat do të vijnë direk pas eklipsit në Dash, më 8 prill. Ky eklips do të të sjellë lajme të bukura, të lumtura dhe do të kesh më shumë mundësi për të bërë para dhe për të shtuar të ardhurat e tua. Mërkuri dhe Afërdita, nga ana tjetër, do të shtojnë më shumë energjitë pozitive në shenjën tënde. Në rast se je duke punuar për një projekt interesant dhe të ri, do të shpërblehesh me shuma bujare dhe nëse je në një punë prej kohësh, do të kesh një rritje të konsiderueshme të pagës.
 
Marsi do të jetë planeti dominues në këtë eklips të 8 prillit dhe tani është në shenjën tënde, e cila do të marrë disa rreze të bukura. Një avantazh fantastik do të vijë para teje, mjafton të jesh i/e kujdesshëm dhe i/e vendosur. Pak njerëz do të të thonë “jo”. Me arritjen e Marsit drejt Uranit, puna mund të rezultojë me shfrytëzimin e kreativitetit tënd dhe stilin tënd të veçantë.
 
Të premten e 19 prillit, do të mund të bësh një udhëtim spontan. Marsi, Jupiteri dhe Urani do të sinkronizohen, ndaj është momenti për t’u argëtuar. Në fillim të muajit, Saturni do të gjendet te Peshqit dhe do të jenë në një orbitë të ngushtë, duke të të bërë të përqendrohesh më shumë te puna dhe te karriera. Kur këto dy planete të krijojnë distancë, do të ndjesh çlirim dhe do të mund të lëvizësh në drejtimet që ti do.
 
Gjatë të njëjtës fundjavë, një ditë speciale do të jetë e shtuna e 20 prillit, kur Jupiteri dhe Urani do të takohen me Diellin për të mbuluar fusha të ndryshme të komunikimit, por edhe të teknologjisë dhe botës digjitale.
 
Nga ana tjetër, Hëna e plotë e 23 prillit do të nxjerrë në pah mundësitë për të bërë udhëtime të largëta dhe për të pasur lidhje me çështje të ndryshme, të cilat mund të kenë të bëjnë me klientë ndërkombëtarë. Mund të sjellë edhe lajme për një projekt transmetimi ose publikimi me ty në krye.
 
Plutoni do të jetë në konflikt të fortë me Diellin dhe Hënën e plotë dhe do të të ushtrojë presion që të bindesh dhe të shkosh në kursin që planetet duan të shkosh. Një çështje gjyqësore mund të mos jetë në favorin tënd. Mos krijo asnjë mosmarrëveshje afër kësaj kohe, ose rasti yt do të përballet me një reagim të madh nga pala tjetër dhe do të ndiesh sikur po lufton me mullinjtë e erës.
 
Ajo që duhet të bësh është të kalosh lajmet në heshtje. Nëse do të të duhet me pajtetër të përgjigjesh, rruga më e mirë është ta bësh pas daljes së Mërkurit në prapavijë.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.