Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Mërkuri është një planet kyç në shenjën tënde, i cili do të pasqyrojë mendimet e tua rreth martesës dhe dashurisë, si dhe dëshirën për status në karrierë. Mërkuri do të lulëzojë shpejt, por për momentin do të jetë në prapavijën që nis që me 1 prill dhe përfundon më 25 prill. Duket se në një moment do të ndjesh siguri për personin që ke në krah dhe në momentin tjetër, do të mendosh se nuk është personi i duhur për ty. Do të ndjesh mall dhe nostalgji për pavarësinë që ke dashur gjithnjë, pasi je një shenjë që e çmon lirinë dhe emocionet që të fal ajo. Nga ana tjetër, të pëlqen të kesh pavarësi dhe të mos i japësh askujt llogari për gjërat që bën. Por, do ta kuptosh edhe se është një gjë shumë e rëndësishme dhe përmbushëse të kesh një partner që të do, të dëgjon dhe të respekton, ndaj familja dhe martesa janë në planet e tua.

Tani për tani, nuk ke pse e ndërmerr një vendim të tillë, por bluaje në mendje për të arritur në përfundimin se çfarë do dhe kërkon. Me Mërkurin në prapavijë do të kuptosh se gjykimi yt nuk është aq i freskët sa zakonisht, ndaj mos e detyro veten të të japë një përgjigje, veçanërisht, nëse marrëdhënia që ke krijuar është në hapat e parë. Nëse je i/e martuar, do të dëshmosh se gjërat në lidhjen tënde gjërat do të bëhen më romantike, sidomos nëse keni vite bashkë. Sigurisht, do të përfitosh shumë nga mençuria dhe ndjesitë e partnerit/es dhe me shumë gjasa, do ta festoni lidhjen tuaj duke bërë një udhëtim special jashtë vendit.

Shtëpia jote e pestë do të mbushet me planete, ndaj një surprizë në çift mund të vijë! Mund të merrni vesh se jeni në pritje të një bebushi. Bëj kujdes nëse ende nuk je gati dhe ke prioritete të tjera. Të gjithë e dimë se një bebush e ndryshon totalisht kursin e jetës.

Nëse profesioni yt lidhet me artin, eklipsi mund të të sjellë një projekt madhor, i cili do të jetë goxha emocionues, sidomos për faktin që do të vijë krejt papritur. Mund të frymëzohesh për të arreduar shtëpinë, apo për ta rinovuar atë sipas dëshirës tënde. Por, merre me ngadalë, pasi Saturni do të lidhet me Marsin, për të të penguar. Do të kesh pasiguri për vendimet e tua, por edhe për llojin e banesës apo mobilimit që do.

Nga ana tjetër, puna do të shkojë jashtëzakonisht mirë. Biznesi do të lëvizë shpejt dhe si rezultat i eklipsi të datës 8 prill, do të kesh shansin të punosh në një projekt shumë kreativ dhe të bukur. Sigurohu që të bësh të gjitha pyetjet që të duhen për të bërë më të mirën. Mbaj linjat e komunikimit gjithnjë të hapura. Nëse je i/e përqendruar në fushën e teknologjisë, do të mund të punosh me një projekt inovativ që lidhet me inteligjencën artificiale, një lojë digjitale, apo film.

Shënoje datën 20 prill, pasi Jupiteri i fatit të mirë dhe Urani surprizues do të mund të komunikojnë për të të sjellë një detyrë të re dhe fitimprurëse. Një projekt fantastik mund të shfaqet në horizont dhe do të të japë shpërblime dhe lumturi. Gjithashtu, shijoje jetën tënde në mënyrë private, sidomos në Hënën e plotë të 23 prillit. Shfrytëzo një moment pushimi, pasi ke pasur një muaj shumë të ngarkuar.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Mërkuri do të jetë në prapavijë në pjesën më të madhe të muajit dhe do të dominojë sektorin e shtëpisë tënde, ndaj planifiko të marrësh vendime të rëndësishme në maj. Mërkuri dhe prapavija e tij shquhen për faktin se nuk të lejojnë të mendosh dhe të shohësh faktet qartë, ndaj do të përfitosh nga muaji tjetër për të pasur më shumë kthjelltësi në mendimet e tua. Nënshkrimi i një kontrate që mund të lidhet me shitjen, blerjen, qiradhënien dhe qiramarrjen e një prone nuk duhet të jetë në planet e prillit. Shmang blerjen e mobilieve të reja, apo të pajisjeve elektronike.

Nëse eklipsi i datës 8 prill nuk të bën të shohësh ndryshime të dukshme në hapësirën ku jeton, atëherë ndryshimi do të ndodhë në rrethin familjar. Mund të marrësh lajmin se do të vijë një fëmijë në familje, apo se një i afërm do të zhvendoset në një shtet tjetër. Ndoshta një mik me të cilin ndan qiranë do të largohet pa paralajmërim, apo një person i ri do të futet në jetën tënde. Eklipsi sjell kaq shumë skenarë; të gjitha mund të ndodhin.
 
Eklipset funksionojnë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë. Por, pavarësisht nga ndryshimet tek ata rreth jush që të duan, si për shembul familjarët, eklipset do të të ndihmojnë të ecësh përtej dhe të kalosh në anën tjetër. Sa i përket dashurisë, mund të përjetosh një elektricitet të paparë. Hidhe hapin tjetër me personin e zemrës, duke nisur bashkëjetesën, apo edhe duke i propozuar për fejesë apo martesë. Ky muaj i referohet dashurisë.
 
Nëse ende nuk e ke takuar personin e zemrës, shijo fundjavën e 19-20 prillit, pasi Marsi do të mbërrijë në sektorin e dashurisë së vërtetë. Një udhëtim i shkurtër mund të jetë i frytshëm për të njohur një person interesant dhe intrigues. Sado e çmendur që mund të tingëllojë, nëse nuk mund të udhëtosh, mund të takosh dikë thjesht rreth lagjes, si për shembull në postë, supermarket ose dyqan fruta-perimesh.
 
20 prilli do të jetë një ditë edhe më e fuqishme kur Jupiteri fatlum dhe Urani i paparashikueshëm do të takohen te Demi dhe do të merren me sektorin e dashurisë së vërtetë. Ky është një aspekt i rrallë, vezullues që dihet se sjell lumturi dhe shpresë. Tani, Jupiteri dhe Urani janë te Demi, një shenjë tjetër tokësore, e pajtueshme me elementin tënd tokësor. Të gjithë Bricjapët duhet të kenë arsye për ta shijuar fundjavën e 19-20 prillit. Nëse ke lindur më 11 janar (plus ose minus pesë ditë), do të ndjesh dyfish kënaqësi.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.