Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Peshorja dhe Akrepi

Këtë muaj do të ndodhë një eklips i rëndësishëm, në datën 8 prill dhe do të fokusohet në një partneritet që ose është vendosur deri më tani, ose do të formohet së shpejti. Ky është një eklips shumë pozitiv për shënjën tënde. Nëse je i/e martuar, partneri/ja i/e zemrës do të të japë ca lajme goxha të bukura dhe emocionuese. Nëse je duke dalë me dikë, mund të marrësh një propozim për lidhje.

Ky eklips i 8 prillit, i cili do të ndodhë në shenjën e Dashit, duket se fokusohet më shumë në jetën tënde të punës, se sa në atë personale. Nëse profesioni yt lidhet me shkrimin, do të mund të frymëzohesh më shumë për të shkruar një libër. Nëse je i/e vetëpunësuar, do të kesh mundësinë të krijosh një bashkëpunim të frytshëm me një kompani tjetër, e cila do të të shërbejë shumë në të ardhmen.

Mërkuri do të jetë në prapavijë në shtëpinë tënde të shtatë të martesës dhe partneritetit, thuajse gjatë gjithë muajit, pasi nis më 1 prill prapavijën dhe e përfundon atë më 25 prill. Shtëpia e parnteritetit dhe martesës, në thelb është një shtëpi kontraktuale, ku të dyja palët i bëjnë premtime solemne njëra-tjetrës. Për momentin, duhet të lëvizësh ngadalë dhe të mos nënshkruash kontrata. Gjatë kësaj kohe bëj kërkimet e duhura dhe reflekto, pasi maji do të jetë një muaj jashtëzakonisht shpërblyes.

Eklipsi i 8 prillit mund të të sjellë nevojën për një procedurë mjekësore ose kirurgji, e cila do të shkojë mirë, falë Jupiterit në shtëpinë tënde të tetë. Jupiteri është planeti i fatit të mirë. Nëse ke nevojë të kryesh një operacion, bëje, edhe gjatë prapavijës së Mërkurit.

Për ty, puna ka qenë e mundimshme, sepse ke Marsin në shenjë dhe të ka sjellë shumë detyra dhe ti me ose pa dëshirë, ke mbajtur fokusin të përqendruar te çdo detyrë që të është dhënë. Tendenca e këtij ritmi do të bjerë, pasi Marsi do të shkojë më 30 prill te Peshqit. Në këtë periudhë, partneriteti yt me një koleg/ partner zemre do të bëhet edhe më i fortë.

19 prilli mund të jetë një ditë e përkryer për të bërë shitje të mëdha, ose për të marrë miratimin e shtimit në staf. Marsi do të komunikojë me Jupiterin, duke të dhënë më shumë situata të dobishme dhe fitime të mëdha, të cilat duhet t’i planifikosh me kujdes afër datës 19 prill.

Më 20 prill bëj kujdes, pasi është një ditë me potencial të jashtëzakonshëm. Jupiteri dhe Urani do të kenë një lidhje historike dhe do të bashkohen në shtëpinë tënde financiare. Përdore këtë moment për të marrë një kredi financiare, për të kërkuar rritje page, apo për të shitur një pronë dhe për të marrë shumë fitime.

Nëse je duke kërkuar për një punë të re afër Hënës së plotë të 23 prillit, me shumë gjasa, nuk do të biesh dakord për pagën që do. Pyet nëse mund të vlerësohesh në bazë të performancës, apo sipas projekteve. Një bonus të duhet jo vetëm për financat e tua, por edhe për të të motivuar. Shqyrto mirë listën e përfitimeve të tua dhe në të gjithë këtë muaj kaq të ngjeshur, mos lër pas dore personin e zemrës. Dashuria, për ty, gjatë këtij muaji, nuk është në plan të parë, por kjo nuk do të thotë që të mos e kesh fare në radar.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2024: Peshorja dhe Akrepi

Eklispi i datës 8 prill ka të ngjarë që të nxisë më shumë aktivitet në punën tënde. Një person mund të largohet nga puna, duke të të bërë të zhytesh në detyra, gjithsesi, eklipset punojnë në favorin tënd. Nëse një koleg të thotë se do të largohet, mund të përkushtohesh personalisht që të mund të gjesh një tjetër person që ta zëvendësojë. Sigurisht, largimi është i vështirë, por ti do ia dalësh të delegosh siç duhet detyrat.

Eklipsi i 8 prillit mund të sjellë lëvizje të zyrave ku punon momentalisht, apo ndryshimin e pajisjeve teknologjike me të cilat punon. Një person i rëndësishëm mund të eklipsohet dhe largohet nga jeta jote, apo të ndodhë një ngjarje që nuk e ke parashikuar. Fatmirësisht, gjatë këtij muaji, nuk je në tension për paratë, pasi Jupiteri është në anën tënde. Duke qenë se ky planet ndodhet në shtpëinë tënde të shtatë, pra të bashkëpunëtorëve dhe martesës, do të përparosh shpejt dhe do të mund të kesh rezultate dhe përfitime pozitive.

Prilli është një muaj i ndërlikuar pasi Mërkuri është në prapavijë në sektorin tënd të punës. Koha mund të ndalojë dhe të ndodhin ca probleme me komunikimin, apo keqkuptime të shumta, ndërsa ti do të jesh duke u mbytyr në punë dhe emaile. Grafiku, këtë muaj, për shenjën tënde (ndryshe nga shenjat e tjera), tregon ca pika vezulluese që lidhen me dashurinë. Do të kesh më shumë shanse se kurrë për të krijuar një romancë. Nëse je beqar/e do të mund të kërkosh dashurinë tënde të vërtetë. Kjo është periudha ideale, pasi Marsi është te Peshqit dhe krijon një lidhje të ngushtë me shtëpinë tënde të dashurisë.

Një nga ditët më të mira për argëtim dhe romancë mund të jetë 19 prilli, kur sundimtari yt, Marsi do të komunikojë me Jupiterin e fatit. Mund ta shfrytëzosh këtë ditë për të krijuar një partneritet në punë, apo për të avancuar në çështjen e dashurisë.

Të nesërmen, më 20 prill, Jupiteri do të bashkohet me Uranin, për të të sjellë fat dhe befasi në shenjën tënde. Do të marrësh një propozim të papritur për punë, apo edhe në aspektin romantik. Mund të jetë një nga ditët më të mira të vitit, ndaj shënoje në kalendar dhe manifesto dëshirat e tua.

Hëna e plotë këtë muaj do të jetë në Akrep më 23 prill dhe mund të të ndihmojë të sqarosh së pari me veten se për çfarë ke nevojë për të qenë i/e lumtur. Do të jesh aq i/e përqendruar tek të tjerët gjatë gjithë muajit, por kjo Hënë e plotë do të të japë kohë të mendosh edhe për nevojat e tua. Kjo ngjarje qiellore nuk vjen pa sfida, pasi Plutoni, planet sundues i shenjës tënde, tani ndodhet në Ujor dhe do të ketë një kënd të vështirë me Diellin në Dem. Plutoni do të ngatërrojë gjërat në shenjën tënde, sidomos në sektorin e shtëpisë, ndaj mund të kesh ca situata të ngatërruara në çështje që lidhen me shtëpinë.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.