Duket se këtë muaj po shpenzon më shumë se zakonisht, kjo edhe për shkak se Saturni ndodhet pranë Marsit. Por, siç të inkurajojnë për shpenzime të shumta, të inkurajojnë edhe që të kesh kujdes dhe të frenosh shpenzimet e shumta që po bën. Shpenzimet e tua të larta do të ulen kur Marsi të largohet nga Peshqit më 30 prill. Në vend të shpenzimeve që nuk do të sjellin dobi, ti mund të investosh në një shërbim novativ, ose të blesh një shtëpi.
Mërkuri në prapavijë do të ulë aftësinë tënde të zakonshme të të peshuarit të gjërave dhe do të të nxisë të shkosh drejt zgjedhjeve të këqija në jetë. Do të shijosh më shumë blerjet impulsive, se sa ato që do të të hyjnë në punë. Tregohu i/e zgjuar, mos mbaj shumë para me vete dhe qëndroji larg kartës së kreditit.
Më 23 prill, kur të ndodhë Hëna e re në Akrep, vëmendja jote do të përqendrohet te familja dhe shtëpia. Kjo është një çështje e rëndësishme, e cila do të shoqërohet nga një pengesë. Mund të ndodhë që të vijë një ofertë e papritur dhe të të shfaqet mundësia për të bërë punën e ëndrrave, që mund të të kërkojë të zhvendosesh në një vend komplet të ri dhe t’ia nisësh nga e para.
Nga ana tjetër, dikush i fuqishëm dhe kërkues ndaj jush, mund të përpiqet të bllokojë aftësinë tënde për të ecur përpara në tematika që lidhen me familjen dhe shtëpinë. Ky person, i cili nuk bie ne një mendje me ty, mund të jetë shumë i afërt dhe mund të luajë rolin e një miku, personit të zemrës, apo anëtar i familjes. Nga ana tjetër, mund të ketë një skenar totalisht të ri: Të shqetësohesh për shëndetin e prindërve, fëmijëve, apo të një familjari të rëndësishëm për ty.
Por, mos mendo se po kalon një disfatë. Kur ti të mendosh se ke humbur, Marsi do të të ndihmojë të rimëkëmbesh dhe do të hyjë në diskutime me Jupiterin. Të dy planetet do të përkushtohen që të përmirësojnë situatën në të cilën ndodhesh dhe të rëndon mbi shpatulla. Puna jote, në mënyrë krejt të papritur, do të shtojtë më shumë të ardhura për ty, të cilat do të të vijnë në ndihmë në çështjet që lidhen me familjen.
Sa i përket Mërkurit, do të jetë në prapavijë deri më 25 prill, ndaj gjatë këtij muaji, do të shfaqen para teje vonesa, të cilat do të të sjellin dobi. E dimë që ndoshta është e vështirë të besohet, por në fakt, është e vërtetë. Do të negociosh ngadalë dhe në mënyrë diplomatike, për të bërë hapa të sigurt dhe të vendosur. Do të zgjidhësh edhe një mosmarrëveshje brenda 4 ditëve nga Hëna e plotë e 23 prillit. Nëse ke hasur tension në ndonjë marrëdhënie specifike, do të vijë një periudhë e qetë dhe tolerante.
Ndryshe nga shenjat e tjera, ky muaj për ty sjell më shumë relaks dhe udhëtim. Prej muajsh ti je përqendruar shumë në punë dhe ke shmangur pushimin dhe momentet me veten, ndaj është pikërisht çasti që të bësh një udhëtim dhe të qetësosh nervat dhe të rikarikohesh me energji. Për fat të mirë, në grafikun tënd është shkruar fjala “udhëtim” dhe me shumë gjasa, do të shkosh drejt vendeve të largëta dhe do të përjetosh përvoja emocionuese.
Ndërkohë që ti bën planet për udhëtime, Mërkuri është në prapavijë, çka do të thotë: Më shumë kujdes dhe vigjilencë për bagazhet e tua, hotelin, kushtet e akomodimit dhe paraqitjes në aeroport. Këshillohet të shkosh më herët se zakonisht, për të shmangur çdo surprizë e pakëndshme. Periudha më e mirë e udhëtimit do të jetë data 19 prill dhe më tej.
20 prilli (plus, minus 3 ditë) do të jetë një ndër datat më të rëndësishme të këtij muaji, pasi Jupiteri dhe Urani do të takohen për të të sjellë surpriza të këndshme dhe super të bukura. Këto dy planete ofrojnë më shumë shanse të papritura dhe mundësi të mira në aspektin e financës. Më 8 prill do të ndodhë një eklips, i cili do të ndikojë pozitivisht në financat e tua.
Mund të kesh lajme që gërshetojnë udhëtimin dhe karrierën, pasi mund të të shfaqet përpara një mundësi udhëtimi për të përfunduar një marrëveshje ndërkombëtare, në një qytet të rëndësishëm. Ose mund të bëhet fjalë për një çështje ligjore, nëse prej kohësh ke pasur një proces gjyqësor. Lajmi mund të fokusohet edhe në një tjetër fushë, ajo e komunikimit, botimit të një libri, apo shkrimi i një skenari për një projekt të njohur e të rëndësishëm.
Jupiteri dhe Urani do të bëjnë një ndër kombinimet më të mira gjatë këtij muaji dhe kjo do të sjellë shumë të mira në shenjën tënde. Siç të thamë më sipër, ky muaj i referohet udhëtimeve, ndaj në Hënën e plotë tek Akrepi (23 prill), do të kesh një mundësi tjetër për të udhëtuar përsëri për çështje biznesi.
Do të takohesh përballë me një klient të rëndësishëm, eksperienca dhe mençuria e të cilit do të të shërbejë shumë. Do të njihesh me të tjera përvoja dhe do të kuptosh se ç’është të punosh në të tjera habitate. Si një Virgjëreshë që përshtatesh me çdo situatë, ti mund t’ia dalësh me sukses, nëse qëndron vigjilent/e dhe ofron një sërë opsionesh. Marsi dhe Jupiteri do të punojnë së bashku për të të ndihmuar të arrish një marrëveshje fitimprurëse.
Do të marrësh çdo gjë që do gjatë këtij muaji. Nëse të duhet të nënshkruash një kontratë, mundohu ta shtysh nga maji, pasi gjatë gjithë muajit, Mërkuri do të jetë në prapavijë. Prapavija zgjat deri më 25 prill, por le të mos harrojmë që ndikimi i këtij planeti ndihet edhe kur kthehet në pozicionin e mëparshëm.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.