Disa planete do të zhvendosen në shenjën e Dashit dhe do të merren me sektorin tënd të mirëqenies. Mes tyre, do të jetë edhe një eklips i rëndësishëm, i cili do të ndodhë më 8 prill. Siç dihet, eklipset sjellin lajme të reja, ndryshime dhe mundësi, megjithëse, ndonjëherë, mund të eklipsojë një person apo situatë nga mjedisi i afërt, apo jeta jote. Kjo, për të krijuar kushtet e duhura që të mund të kesh mundësi të tjera, më të mira.
Eklipsimi i një personi nga jeta nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të vijë nga një ngjarje negative. Një mik i mirë mund të martohet, të largohet jashtë vendit, apo thjesht marrëdhënia të ftohet, pa ndodhur ndonjë debat i madh, megjithatë, nuk do të ketë hatërmbetje mes jush.
Ky muaj mund të nxjerrë në dritë talentet e tua dhe do të marrësh një ofertë të mirë për të pasur një rol udhëheqës në një sektor të rëndësishëm. Mund ta gjesh veten duke dhënë leksione në një seminar, apo punë. Do të biesh në sy për mirë dhe kjo do të jetë një mundësi e artë për të ecur para me karrierën tënde. Por, nga ana tjetër, duhet të bësh durim, pasi Mërkuri, që prej 1 prillit është në prapavijë dhe do të bëjë çmos për ta ngadalësuar jetën tënde.
Karriera jote do të nxitet nga të tjera forca të favorshme, të cilat po punojnë prapa skenave. Aftësitë e tua dhe performanca e shkëlqyer që ke bërë rishtazi, ka rrëmbyer vëmendjen e eprorëve dhe njerëzve me ndikim në kompaninë tënde, ose në tregun e punës. Dikush po mendon të të japë një rol me rëndësi në një kompani, apo të bashkëpunojë nga afër me ty. Do të marrësh një ofertë të rëndësishme më 19-20 prill, ose gjatë këtyre datave.
Ndërsa Hëna e plotë e 23 prillit mund të të gjejë me një projekt të rëndëishëm, të përfunduar. Ti do të kesh fuqinë t’i shtosh projektit prekjen tënde elegante dhe kreative. Mbaj një sy nga shëndeti yt mendor dhe fizik, pasi gjatë kësaj kohe, do të shpenzosh shumë energji dhe me shumë gjasa, do të bësh edhe ca korrigjime në momentin e fundit.
Do të duash të bësh një pushim të shkurtër, 2-3 ditësh për të shijuar fundjavën dhe do të mund të karikohesh sërish. Merr me vete personin e zemrës dhe shkëputu nga monotonia, fik telefonin, laptopin dhe trurin dhe shijo relaksin. Në momentin që do të arrish në maj, do ta harrosh çdo gjë që ka ndodhur në prill.
Bëhu gati për ndryshime drastike dhe të këndshme në statusin tënd profesional në punë, pasi një eklips më 8 prill do të shfaqet në shtëpinë tënde të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Nëse më parë ke supozuar se askush s’e ka vënë re apo s’e ka vlerësuar kontributin dhe performancën tënde të përkryer në muajt e fundit, fatmirësisht, e ke gabim! Personat e rëndësishëm janë mahnitur nga puna jote dhe nga aftësitë që prej kohësh ke treguar se i ke. Së shpejti do të shpërblehesh.
Ky muaj do të sjellë një promovim të shumëpritur ose një lavdërim dhe shpërblim të majmë. Do të mësosh se një person me ndikim, në krye të kompanisë ku ti punon, mund të largohet nga vendi i punës, duke krijuar një hierarki të re, e cila mund të të sjellë më shumë dobi. Roli yt i ri mund të jetë si sipërmarrës, ose lider, ndaj do të duhet të shtrosh në tavolinë koncepte të reja dhe ide të guximshme, të cilat me shumë gjasa do të mirëpriten dhe duartrokiten nga të tjerët. Staurni dhe Marsi sugjerojnë që ky pozicion i ri do të sjellë shuuuumë përgjegjësi, por edhe fuqi dhe ndikim.
Nëse je i/e vetëpunësuar, do të mund të njohësh një klient të ri, prestigjoz, me shumë mundësi, ndërkombëtar. Puna jote do të flasë për ty dhe pavarësisht modestisë tënde, duhet të mësohesh me faktin që je një person i aftë dhe kontribut i madh në industrinë ku operon. Në një mënyrë apo në një tjetër, do t’ia dalësh të bësh një udhëtim të largët, për çështje pune, apo për qejf.
Duhet të dish se gjatë këtij muaji, vonesat janë të pashmangshme, për shkak të prapavijës së Mërkurit (1-25 prill). Marsi dhe Saturni do të fuqizojnë gjithashtu Mërkurin, duke të ngadalësuar ritmin e jetës. Nuk është koha për të nisur një program, për të sjellë një shërbim, apo për të marrë përsipër një projekt të ri. në vend të kësaj, bëj ca kërkime, zbulo veprime që vlejnë të bëhen dhe vjelin sukses, si dhe studio historikun e kompanisë në të cilën punon/ sipërmarrjes tënde. Sa më shumë informacione të mbledhësh, aq më shumë do të shkëlqesh.
Gjithashtu, gjatë këtij muaji mos ki turp dhe mos u step të kërkosh një rritje page. Nëse mendon se e meriton dhe duhet të paguhesh më tepër, bëj një bisedë me eprorët dhe kërko një pagë më të lartë. Miqtë dhe njerëzit që e kanë parë se sa punon do të jenë në krahun tënd, si dhe do të luajnë role të rëndësishme në zhvillimin e karrierës tënde.
Jeta jote personale dhe aspekti emocional do të jetë në një tjetër univers, krahasuar me anën e karrierës. Personi i dashur në jetën tënde mund të ndihet i/e lënë pas dore, apo edhe xheloz/e për sukseset e tua. Nëse ke fëmijë, mund që edhe ata të ndihen si të lënë anash dhe të mos e gëzojnë vëmendjen tënde. Mundohu të rregullosh këto raporte dhe të gjesh balancën karrierë-familje.
Si një Gaforre empatike, me shumë gjasa do ta ndjesh këtë “ftohje” dhe do të trishtohesh, për shkak se ndjesitë e të tjerëve kanë rëndësi për ty. Mos harro se gjithçka është e përkoshme dhe se mund ta përmirësosh duke kaluar më shumë kohë me njerëzit e shtrenjtë. Nëse je i/e martuar, burri/gruaja jote shfaqet në një tjetër pjesë të grafikut tënd, në. shtëpinë e shtatë dhe kjo do të thotë se ai/ajo është mëse i/e lumtur teksa sheh që ëndrrat e tua po realizohen. Qëndro i/e sigurt dhe ec përpara. Marsi dhe Ujori do të jenë atje për ty, për të të dhënë një dorë kur mendon se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se je duke humbur.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.