Si thoni për të kaluar me stil në territorin e elegancës? Epo, vajzat e famshme e kanë qasje të përditshme këtë mision dhe ndonjëherë mjafton vetëm një aksesor për ta bërë pamjen tuaj thjesht elegante.
Çanta, sidomos ajo e dorës apo në formën e kuletës është një trend i çdo sezoni të ri apo koleksioni nga shtëpitë e modës, por mënyra se si e mbani atë, të paktën referuar edhe gocave të njohura duket se i jep një “prekje” sofistikimi.
Kendall Jenner dhe Hailey Bieber na treguan se si ta sillni në “dritën e diellit” një çantë në formën e kuletës për të marrë gjithë vëmendjen e dëshiruar.
Xhaketa e Bieber, çizmet e zeza duken kaq moderne në tërësi, sidomos e kombinuar me çantën e zezë. Kendall Jenner dhe fustani i saj gri, apo xhaketa kafe e Rosie Huntington-Whiteley, të dy këto kombinime veshjesh duken kaq elegante me detajin e çantës që mbahet ndryshe.
Ky pra është trendi i çantave që mund t’i bëjë xhinset tuaja më të thjeshta apo bluzën më normale të duken super elegante!
Ja disa sugjerime interesante edhe për ju:
#1
#2
#3
#4
#5
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Vogue