Celebrity

Bianca Censori thjesht foli dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2024

Bianca Censori thjesht foli dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet

Bianca Censori, bashkëshortja aktuale e Kanye West po komentohet më shumë se çdo herë pasi dy video të vjetra të saj kanë qarkulluar online teksa jepte leksione për Universitetin e Maltës në vitin 2022. 29-vjeçarja ka qenë e ftuar si profesore dhe ka folur për arkitekturën dhe interior dizajnin e ambienteve të brendshme.

Bianca Censori thjesht foli dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet
YouTube

Por pse u bënë virale këto video?

Për të vetmin fakt se Bianca Censorit nuk i është dëgjuar kurrë zëri që kur mori famë, duke u shfaqur krah bashkëshortit të saj. Arkitektja me origjinë australiane është e njohur për daljet ekstravagante në publik, por jo për profesionin apo detaje të tjera si këto.

Bianca Censori thjesht foli dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet

“Ah, pra Bianca flet!”, shkruan një komentues në videot në fjalë.

"Kanye e ka transfomruar këtë grua", thotë një tjetër.

"Dëgjuam shumë nga Censori, nuk mundem më", vazhdon komentet një i tretë. 

"Çfarë dreqin po thotë", shkruan një i katërt.

Bianca Censori thjesht foli dhe njerëzit nuk po i ndalin komentet

Ndërsa të tjerë e mbështesin duke thënë se Censori është një zonjë shumë e zgjuar dhe e ka ditur mirë çfarë po bënte kur u martua me Kanye. Një pjesë e komentuesve kanë diskutuar theksin australian duke ngritur dyshime për origjinën e saj dhe deri tani nuk e kanë ndarë mendjen.

Kujtojmë se Censori dhe Ëest janë bashkë prej kohësh dhe daljet e tyre publike janë tejet të diskutuara për shkak të veshjeve të arkitektes. Rrjeti ka qenë historikisht i ndarë në dy pjesë për çiftin, pasi disa besojnë se Ye e detyron gruan të vishet në mënyrë provokative dhe të tjerë besojnë të kundërtën.

Burime për Page Six kanë zbuluar më herët se në të vërtetë “mendja” që fshihet pas daljeve të “tepruara” të Censorit është vetë ajo.

Artikuj të sugjeruar: