Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Turqi/ Opozitari ndërron jetë pas fitores në një prej bashkive

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mehmet Palaz ishte duke festuar fitoren e tij në qytetin Tavas, karshi kandidatit Kadir Tatik, kur u shemb ballkoni dhe ai ndërroi jetë. Lajmin e bëri me dije një prej zyrtarëve kryesorë të Partisë Popullore Republikane.

Palaz kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë, së bashku me disa kolegë dhe mbështetës. Për shkak të mbingarkesës, ballkoni i katit të dytë u shemb, duke i shkaktuar vdekjen Palaz dhe lënduar edhe kandidatin tjetër, Tatik, i cili ishte gjithashtu në godinë. Mediat turke shprehen se edhe 8 anëtarë të tjerë të opozitës janë plagosur dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Meksikë/ Atentat ndaj kryebashkiakut të Churumuco; shpëton djali i tij adoleshent

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryebashkiaku Guillermo Torres, 39 vjeç, ra pre e një atentati dhe u qëllua për vdekje ndërsa darkonte në një restorant në zonën e Morelia. Nga atentati shpëtoi djali i tij, 14 vjeç, i cili arriti të mos prekej nga breshëria e plumbave.

Torres u zgjodh kryebashkiak i komunës Churumuco të Michoacan si anëtar i Partisë Revolucionare Institucionale në vitin 2022, por së fundmi u largua nga partia dhe shprehu publikisht simpati për partinë në pushtet. Torres është politikani i fundit që u vra në Meksikë në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2 qershorit, në të cilat do të votohen 20,000 poste lokale dhe federale dhe i gjithë Kongresi.

Shtëpia e Bardhë shqetësohet për planet e Benjamin Netanyahu për Al Jazeera-n

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, shprehu shqetësimin duke informuar se sipas raporteve, Izraeli po përpiqet të ndalojë median Al Jazeera në vend. "Nëse kjo është e vërtetë", tha ajo, "atëherë është vërtet shqetësuese".

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka ringjallur lëvizjet të hënën për mbylljen e stacionit televiziv të Katarit në Izrael, duke thënë se Knesset do të mblidhet në mbrëmje për të ratifikuar ligjin e nevojshëm. Më parë, Izraeli e ka akuzuar stacionin e Al Jazeera për agjitacion kundër Izraelit në mesin e shikuesve arabë.

Rusi/ 8 viktima nga përplasja e trenit dhe autobusit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

8 persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në veri të Moskës, në rajonin Yaroslavi. Të gjithë personat që ndërruan jetë ishin në autobusin, i cili ishte duke udhëtuar, kur u godit nga një tren ekspres. Operatori hekurudhor “Northern Railways” thotë se përplasja ndodhi teksa autobusi doli në shina ndërsa treni po afrohej.

Sipas raporteve paraprake, të tetë personat në autobus u vranë. Shpëtimtarët dhe psikologët nga Ministria ruse e Emergjencave po punojnë në vendngjarje. Operacioni i reagimit përfshin 24 persona nga personeli dhe shtatë pajisje”, u shpreh Ministria ruse e Emergjencave.