Sex

Kujdes! Ky pozicion gjatë seksit mund të rrezikojë thyerjen e penisit

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2024

Kujdes! Ky pozicion gjatë seksit mund të rrezikojë thyerjen e
getty

Fatkeqësisht po, ekziston një mënyrë se si mund të thyesh penisin tënd ose të partnerit gjatë seksit. Dr. Karan Rajan e ka deklaruar pozicionin “cowgirl” si më të rrezikshmin. Video e saj në TikTok për këtë temë është bërë virale, pasi ajo shprehet se ky pozicion është përgjegjës për 50% të frakturave në organin gjenetal të burrit.

Edhe pse mund të duket e pamundur, një penis i thyer ndodh dhe si term lidhet konkretisht me frakturën që pëson organi gjenetal kur është në ereksion si pasojë e traumës nga një subjekt me forcë të caktuar. Simptomat mund të përfshijnë një zhurmë thyerje, dhimbje të fortë, nxirje dhe ënjtje.

Doktorë të tjerë gjithashtu bien dakord me mendimin se ky pozicion mund të shkaktojë dëme. Për të qartësuar, “reverse cowgoirl” është pozicioni ku vajza qëndron ulur mbi penisin e di, por është e kthyer me shpinë nga partneri.

Ky pozicion nëse nuk kryhet me kujdes mund të sjellë edhe deformim të penisit, apo shkurtim të tij.