Mund ta kesh parë vërdallë nëpër TikTok, ose nëpër faqe të ndryshme në Instagram që parfumet arabe po shiten shumë. Duke nisur që nga aroma, e cila zgjat shumë, apo nga çmimet ekonomike, parfumet arabe janë bërë gjithnjë e më të famshme, por pse?
@jihathings Replying to @jihathings Recommended arab perfumes for women. #lattafa #lattafaperfume #perfume #fragrance #perfumerecommendations #perfumetiktok #perfumetok #arabperfume #uaeperfumes #fyp #fypage ? ????? ?????? - ???????"?
Sipas influencuesit dhe admiruesit të parfumeve arabe, Funmi Monet, parfumet arabe po hyjnë gjithnjë e më shumë në tregun global, pasi aromat janë thjesht fantastike, origjinale dhe aroma e tyre dhuron një ndjesi luksi, e cila e dallon përdoruesin e parfumit nga pjesa tjetër dhe parfumet e mirënjohura që përdoren nga shumica.
@nichefragrances These are my top 5 arab fragrances right now!#fragrance #designerperfume #howtosmellgood #foryoupage #perfumetok #niche #fragrancetiktok ? The Last of Us (Remix) - ??
Parfumet arabe janë speciale, janë autentike dhe nëse gjen të duhurin, ia vlejnë. Si dhe, çmimet e tyre janë më të lira, në krahasim me ato të markave të shtrenjta.
Çfarë është saktësisht një parfum arab?
Zanafilla e tyre është e paqartë. Mesopotamia e lashtë, por edhe Iraku modern, njihen si origjina dhe zhvillimi i parfumeve arabe. Aromat arabe kanë qarkulluar masivisht në rajonet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore. Materialet që përdoren për krijimin e këtyre parfumeve burojnë nga këto rajone janë tregtuar ndër shekuj. Kjo do të thotë se nuk ka një përcaktim të saktë se ku kanë lindur specifikisht parfumet arabe, por për krijimin e tyre përdoren teknika dhe përbërës që dallohennga të tjerët. Jo domosdoshmërisht aromat dhe përbërësit duhet të vijnë nga këto rajone, pasi ka shumë rëndësi mënyra se si krijohen këto parfume.
Parfumierët e shumtë të gjeneratës së re kanë përqafuar teknika të ndryshme, gjithnjë mbështetur tek tradita. Markat e njohura si Nemat, Kayali, Odict, Anfas etj janë të gjitha krijuese të parfumeve arabe, të cilat momentalisht po konkurrojnë bindshëm fragrancat e famshme.
@ohhhhhhkarol 10/10 Arab perfumes!!! They have no business being this GOOD #perfumetok ? original sound - thatperfumegirl ?
Megjithëse, duhet theksuar se në kohët moderne, shpeshherë, parfumet arabe imitojnë edhe aroma të mirënjohura, por kujdesen që t’i sjellin në një mënyrë më origjinale.
Disa sugjerime parfumesh arabe:
Lattafa Asad UK Perfume Unisex
Khamrah Unisex Perfume
Arabiyat Prestige Red Oud
Hayati - Attar
Yara Arabian Perfume (Lattafa)
Bade'e Al Oud Amethyst Unisex Perfume (Lattafa)
Jumrah By Ayat Arabic Unisex Perfume
Swiss Arabian Shaghaf Oud
Swiss Arabian Layali Rouge
DARK MAGIC Artisanal Handcrafted Perfume
MAYSOON (UNISEX)
OUD CRUSH
P.S.: Të tjera sugjerime mund të gjesh në TikTok, me hashtag-et #arabparfume dhe #parfumetok
Artikuj të sugjeruar: