Showbiz

Arbana flet për largimin nga “BBVA 3”: “Ky program të kërkon 24/24"

Arbana flet për largimin nga “BBVA 3”: “Ky program

Arbana, e ftuar në podkastin e Mira Kazhanit, ka folur për shumë tema në jetën e saj, duke mos harruar edhe faktin që këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” nuk e pamë në ekran, por u zëvendësua nga Ledion Liço në moderimin e programit.

Arbana e ceku largimin e saj nga “BBVA 3” dhe tregoi se është e lumtur që publiku e do dhe e kërkoi shumë para nisjes së programit, duke bërë edhe komente të tipit: “Nuk e shoh spektaklin nëse nuk e prezanton Arbana”.

“Jam shumë e lumtur që më do (publiku). Jam akoma më e lumtur që ka vëmendje ndaj meje. Jam shumë me fat në gjithë këtë vëmendje. Na shohin, na dëgjojnë, na kuptojnë, na besojnë. Është shumë e rëndësishme të na dëgjojnë. E vlerësoj shumë këtë”, u shpreh ajo.

Mandej, tregoi pse nuk është më në rolin e moderatores në “BBVA 3”:

“Pavarësisht se më vjen keq t`ju zhgënjej. Nuk ndodhi asgjë. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrjeje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë “Big Brother” për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e “Big Brother”, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku "Big Brother" ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu, unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër. Iki unë, vjen dikush tjetër. Asnjëherë s’e kam menduar që është një herezi e madhe të lësh një projekt, sepse po lë të tjerët në baltë”.

Arbana tregoi edhe pse nuk e tha kurrë se do të largohej nga moderimi i programit dhe nuk i tha asgjë publikut se edicioni i dytë i“Big Brother-it” do të ishte i fundit që ajo prezantonte:

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e “Big Brother” duhet të thoja: “Shiko se ky është edicioni im i fundit”, se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndiej se duhet t’i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. “Shiko se unë po iki dhe po ju lë…”. Thashë: “Kur të fillojë “Big Brother”, unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”.

Arbana rrëfeu se në një program si “Big Brother”, praktikisht, nuk ka jetuar për 5 muaj.

“Një program si “Big Brother” të kërkon 24 orë në 24. Unë do kisha qenë më rehat po të isha mbyllur tek shtëpia e “Big Brother” sesa duke qenë “head of content” nga jashtë. Ke shumë përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj konkurrentëve, përgjegjësi ndaj familjarëve, ke përgjegjësi ndaj drejtuesve të televizionit dhe shifrave të audiencës që duhet t’i mbash gjithë kohën lart. Ke përgjegjësi ndaj stafit që qëndron aty bashkë me ty dhe nuk bën absolutisht asgjë tjetër”, tha ajo.

Më pas, shtoi:

“Ato 5 muaj, flas të paktën për stafin e ngushtë, ne që punonim shumë, ti nuk jeton. Unë nuk kam jetuar 5 muaj kur transmetohej “Big Brother”. Unë edhe kur isha me fëmijët e mi, nuk isha me fëmijët e mi. Telefoni im gjatë natës nuk ka qenë kurrë silent. Që në momentin kur fillon e deri kur mbaron “Big Brother”. Asnjëherë. Nuk bën dot një udhëtim. Nuk ha dot një darkë pa qenë tërësisht e lidhur me ata, me shtëpinë e famshme. Unë mendoj që nuk ka një arsye dhe një mënyrë tjetër për ta bërë “Big Brother”. Qofsha unë e gabuar, ose ndoshta jam dhënë unë më shumë seç duhet. Po këtë e mendoj fort, duke parë edhe përvojën dhe eksperiencën e simotrave tona në samite dhe konferenca që kemi bërë me të gjitha shtetet që e organizojnë. Është lloji i formatit i tillë. Të do të gjithën”, duke pranuar se e gjitha kjo e ka sfilitur.

Ajo tha edhe se Joni, i biri i kërkoi të mos e bënte programin: "Më ka thënë Joni në një moment: “Mami, të lutem mos e bëj më këtë "Big Brother". Bëj ndonjë program tjetër…” Nuk ka qenë kjo arsyeja pse unë nuk bëra Big Brother-in, sepse nuk dua që të jem kurrsesi aq e nënshtruar qoftë edhe ndaj kërkesës së djalit tim për të mos ndjekur karrierën, ëndrrat dhe punën time. Mendoj se është shumë e rëndësishme për mua si grua që të jem shumë e lumtur. Po ka qenë një nga gjërat që më ka ardhur keq. Se ata kanë shumë nevojë për ne tani. Do vijë momenti kur s'do kenë nevojë për ne edhe besoj që s'do më hapë as telefonin, por për momentin duket se ka nevojë për ne".

Sa i përket thashethemit se ka kërkuar 600 mijë euro për moderimin e programit, Arbana u përgjigj:

"Nëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar".

Ledion Liço është prezantuesi i spektaklit këtë vit. Largimi i Arbanës u prit me shumë komente dhe “kryengritje” nga njerëzit, por duket se edhe pasi moderatorët ndryshohen, formati ka interes dhe vëmendje publike. Tanimë (referuar komenteve të shumta në rrjetet sociale), shumica e njerëzve janë mësuar me moderimin e Ledionit dhe e vlerësojnë lirshmërinë, batutat dhe humorin e tij.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Arbana talks about leaving "BBVA 3": "Those 5 months when 'Big Brother' is broadcast, you don't live"

Arbana flet për largimin nga “BBVA 3”: “Ky program

Arbana, invited to Mira Kazhani's podcast , has talked about many topics in her life, not forgetting the fact that we did not see this edition of "Big Brother VIP Albania" on the screen, but was replaced by Ledion Liço in the moderation of program.

Arbana mentioned her departure from "BBVA 3" and showed that she is happy that the public loves her and asked for her long before the start of the program, making comments like: "I don't see the show if Arbana doesn't present it".

"I am very happy that (the public) loves me. I am even happier that he is paying attention to me. I am very lucky in all this attention. They see us, listen to us, understand us, trust us. It is very important that they listen to us. I appreciate this very much", she said.

Then, he showed why he is no longer in the role of moderator in "BBVA 3":

"Although I'm sorry to disappoint you. Nothing happened. I was coming from a very busy period and my decision to continue projects, desires, even being more with the children, following my passions, opening a new venture, doing things differently. I've been doing Big Brother for many, many years. I have done other programs for many years. I understand that the public is very connected to me in the figure of "Big Brother", even more so during these last two years, where Big Brother has been a tremendous success. Also, I know that the public gets used to another figure. I go, someone else comes. I have never thought that it is a big heresy to leave a project, because you are leaving others in the mud".

Arbana showed, although she never said that she would leave the moderation of the program and did not say anything to the public that the second edition of "Big Brother" would be the last one that she would present:

"Constantly when I know that things between me and my close people, for certain topics, are quite clear, I don't feel it necessary to give public explanations, in all spheres. So I didn't feel that in the finale of "Big Brother" I should say: "Look, this is my last edition", that I am one of the links of the program. People will follow the program with or without me, it doesn't matter if it's me or not. I do not feel that I should give all this credit to myself to glorify this character of mine and my position. "Look, I'm leaving and leaving you...". I said: "When "Big Brother" starts, I will congratulate those who will continue the program from the bottom of my heart, and I thought that was enough."

Arbana confessed that in a program like "Big Brother", practically, she did not live for 5 months.

"A program like "Big Brother" requires you 24 hours a day. I would have been more comfortable if I had been locked in the house of "Big Brother" than being the "head of content" from outside. You have a lot of responsibilities. Responsibilities to competitors, responsibilities to family members, you have responsibilities to television executives and audience numbers that you have to keep up all the time. You have a responsibility to the staff who stand there with you and do absolutely nothing else," she said.

Then he added:

"Those 5 months, I'm talking at least about the close staff, we who worked hard, you don't live. I didn't live for 5 months when "Big Brother" was broadcast. Even when I was with my children, I was not with my children. My phone has never been silent at night. From the moment "Big Brother" starts until it ends. Never. You can't make a trip. I can't have a dinner without being completely connected to them, to the famous house. I think that there is no reason and no other way to make it "Big Brother". Either I'm wrong, or maybe I've given more than I should. Yes, I think strongly about this, seeing the experience and the experience of our sisters in the summits and conferences that we have held with all the countries that organize it. It's that kind of format. I love you all", admitting that all this has exhausted him.

Ledion Liço is the presenter of the show this year. Arbana's departure was met with many comments and "rebellions" from people, but it seems that even after the moderators are changed, the format has public interest and attention. By now (referring to numerous comments on social networks), most people are used to Ledion's moderation and appreciate his openness, jokes and humor.