Mund ta kesh vënë re që Instagram-i i Xhensilës ka mjaft video stërvitjeje, pas ndarjes nga Bes Kallaku (i cili e konfirmoi se i kanë dhënë fund martesës). Ndarja/divorci janë ngjarje të vështira dhe ndonjëherë edhe përvoja traumatike, të cilat ndikojnë në emocione, mendësi dhe në shëndet.
View this post on Instagram
Ndërkohë që koha shëron plagët, ty të duhet të heqësh mendjen nga ish-i dhe të përkushtohesh te vetja. Psikologë të ndryshëm sugjerojnë palestrën si një prej mënyrave më të mira për ta kthyer dhimbjen në forcë dhe për të pasur rezultate më të mira për trupin.
Nëse videot e Xhensilës nuk të bindin, ne të tregojmë disa arsye pse palestra pas divorcit është zgjedhja më e mirë që mund të bësh.
Mund të kthehet në një aktivitet social
Ndarja mund të të çojë në izolim dhe dëshirën për t’u mbyllur në vetvete, ndërsa aktiviteti fizik në palestër të ekspozon ndaj njerëzve që ndajnë qëllime dhe pasione të njëjta me ty. Kështu, mund të takosh njerëz të rinj, interesantë, të cilët mund të të ndihmojnë të kalosh këtë fazë të vështirë të jetës.
Mund të frymëzohesh për të dalë më shpesh nga shtëpia
Natyra është një ilaç i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për thyerjen e zemrës, ndaj rruga për në palestër mund të të bëjë të ndihesh më mirë. Era që të përkëdhel fytyrën, dielli, ndjesia e ajrit të freskët janë disa nga elementet që të krijojnë idenë e një fillimi të mbarë, plot shpresë.
Stërvitja çliron endorfinë
Stërvitja çliron endorfinën, që njihet ndryshe edhe si hormoni i lumturisë. Endorfina stabilizon humorin tënd, të ndihmon të luftosh depresionin dhe të bën të ndihesh më mirë, në një kohë mjaft të shkurtër.
Më pak stres
Një prej avantazheve më pozitive të stërvitjes është fakti që stresi zvogëlohet. Gjatë dhe pas një ndarjeje gjërat mund të bëhen goxha intensive dhe ty të duhet të shkarkosh emocionet e tua, në mënyrë që të mos mbledhësh stres dhe të mos përjetosh efektet e tij.
Më shumë vetëbesim
Rezultatet që sheh në trupin tënd kur shkon vazhdimisht në palestër janë gjithnjë pozitive dhe ti do të mund të shijosh frytet e përkushtimit tënd. Kjo do të të ndihmojë ta shohësh veten në një tjetër këndvështrim, të veshësh me më shumë dëshirë veshjet e preferuara, të ushqehesh më shëndetshëm, pse jo, të njohësh edhe njerëz të rinj në aspektin romantik.
Artikuj të sugjeruar: