Njerëzit thonë se Kim Kardashian po përdor si frymëzim mode Bianca Censorin, gruan aktuale të Kanye West. Kim postoi disa foto në Instagram ku tregoi veten të veshur me një pallto të gjatë leshi, kombinuar me geta dhe taka, madje shtoi edhe stilin e topuzit që Censori e ka gjithmonë.
Kaq u desh që njerëzit të nxitonin në komente për të pyetur nënën e 4 fëmijëve për veshjen, madje disa e quajtën “Kim Censori”, duke bërë një kombinim mes emrit të Kim dhe mbiemrit të Bianca-s.
“Kim, çfarë dreqin po bën”, shkruan dikush; “Ajo po sillet si Bianca tani”; “U frymëzua nga Censori”, komentojnë të tjerë; “Pse po përpiqet të duket si gruaja e Kanye”, pyet një person tjetër.
Veshjet e saj të fundit janë të ngjashme shumë me të Censorit theskojnë mediat, por vetë Kardashain nuk ka reaguar për këto supozime.
Marrëdhënia e saj me gruan aktuale të babait të fëmijëve të saj thuhet se është e mirë dhe kjo është kuptuar edhe nga disa takime publike që ato kanë pasur. Megjithatë, detaji i ngjashmërisë në stil, ka ngjallur shumë diskutime.
Artikuj të sugjeruar: