Celebrity

Kim Kardashian i jep fund lidhjes me sportistin?

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2024

Kim Kardashian i jep fund lidhjes me sportistin?
Getty

Në media po qarkullon lajmi se lidhja mes Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr ka marrë fund, pas një viti diskutimesh dhe shumë fotosh që kanë qarkulluar duke mbështetur situatën romantike mes tyre.

Daily Mail shkruan se ata nuk janë parë më bashkë prej 10 marsit, kur u fotografuan në një dalje publike në festën e Oscars. Raportimet e fundit nga miqtë e tyre po mbështesnin idenë se Kim kishte dëshirë të bënte një fëmijë me sportistin, por tashmë thuhet se ata nuk janë më bashkë.

Ndarja thuhet se i ka habitur të afërmit e tyre, por nga ana tjetër nuk ka konfirmim të mirëfilltë për këtë çështje. Asnjë prej të dyve nuk ka folur për këtë marrëdhënie në mënyrë direkte, pavarësisht se janë parë bashkë. Ata kanë qenë të përmbajtur në dalje publike dhe romanca është konfirmuar për mediat vetëm nga miqtë e afërt.

Kim është nënë e 4 fëmijëve me ish-bashkëshortin Kanye West, ndërsa vet Odell ka një djalë me ish-të dashurën e tij.