Gwyneth Paltrow ka qenë e ftuara e radhës në “Hot Ones” ku u pyet për një thashethem që ka qarkulluar herët për të dhe ish-presidentin Bill Clinton. Kur u pyet nëse ishte e vërtetë që Clinton kishte fjetur në karrige gjatë transmetimit të filmit të saj të 1996-ës, me titull “Emma” në një event të Shtëpisë së Bardhë, Gwyneth vendosi të tregojë.

“Është e vertëtë. Ai po gërrhiste para syve të mi. Isha e habitur dhe po mendoja, ky po që do jetë një film i suksesshëm. Kështu që, shko në dreq Bil Clinton”, tha aktoja duke e mbyllur me të qeshur këtë temë.
Filmi në fjalë ka në qendër historinë e një vazje të re në shekullin e 19-të që jeton në Angli dhe ka si qëllim të martojë shoqërinë e saj. Filmi ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka fituar më shumë se 40 milionë dollarë në gjithë botën, ndërsa buxheti për të ka qenë vetëm 8 milionë dollarë.