Showbiz

Njerëzit shpërthejnë ndaj Soni Malajt: “Si mund të thuash ‘kërcet druri’?”

Njerëzit shpërthejnë ndaj Soni Malajt: “Si mund të

Soni Malaj ka dhënë një intervistë të rrallë për Klan Kosova, ku ishte e ftuar në “Sol”, duke zbuluar detaje për jetën e saj, karrierën, të bijën dhe humbjen e të atit.

Megjithë rrëfimin e saj të detajur, një nga sekuencat është bërë virale në TikTok janë komentet kur ajo ka folur për të bijën, Anën, e cila aktualisht është 12 vjeç. Soni ka ndaluar në mënyrën si po e edukon dhe rrit të bijën duke shpjeguar se sidomos kur ka qenë më e vogël, i kushtonte shumë vëmendje dhe mundohej të qëndronte sa më shumë me të.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet.

“Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, vazhdon Soni deklaratën duke qeshur.

Video, e cila i ka kaluar 100 mijë klikime, është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën.

“Jemi në 2024-ën, si mund të thuash kërcet druri”, shkruan dikush. Ndërsa një tjetër komenton: “Bëj ç’të them unë, por jo çfarë bëj unë”. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër. "Jam kurioze si ia shpjegoni fëmijëve kur i nxirrni sheshit këto deklarata", thotë një komentuese. "Si muhabet rruge", shton një tjetër.

Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, por ka edhe nga ata që e justifikojnë edhe shprehjen edhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija.

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

People explode at Soni Malaj: "How can you say 'wood jumps'?"

Njerëzit shpërthejnë ndaj Soni Malajt: “Si mund të

Soni Malaj gave a rare interview for Klan Kosova, where she was invited to "Sol", revealing details about her life, career, daughter and the loss of her father.

Despite her detailed confession, one of the sequences that has gone viral on TikTok is the comments when she talked about her daughter, Ana, who is currently 12 years old. Soni has stopped in the way he is educating and raising his daughter, explaining that especially when she was younger, he paid a lot of attention to her and tried to stay with her as much as possible.

"I have always tried to make her understand that there is a difference between Soni as a singer on stage and Soni as a mother at home. I always talk to her so that she understands that even if mom wore provocative clothes in performances for her, there is no chance of it happening. I am strict", said Soni, among other things. Malaj emphasized that Ana does not have a phone even though she is 12 years old, but admits that she cannot stop her exposure to social networks in class with her friends.

"Ana knows that mom is from Tropoja and is very fanatical. I know that the wood sometimes cracks and I don't tolerate much", Soni continues the statement with a laugh.

The video, which has exceeded 100,000 clicks, has been commented on a lot and there are not a few who express surprise at the way Soni talks about violence.

"We are in 2024, how can you say wood chips", someone writes. While another comments: "Do what I say, but not what I do." "I don't know, did you consider that this sentence about the crackling of wood will hurt your daughter and maybe she will be bullied for what you said," writes another. "I'm curious how you explain to children when you make these statements," says one commenter. "Like street talk," adds another.

Many other comments criticize the statement, calling it contradictory, but there are also those who justify both Soni's expression and action, stating that this is the only way the child grows.

----news/75367/njerezit-shperthejne-ndaj-soni-malajt-si-mund-te-thuash-kercet-druri