Showbiz

Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është realiteti ynë i hidhur”

Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është

Einxhel Shkira ka bërë një reagim në Instagram pas rrëfimit të Egla Cenos, e cila u shpreh se para 25 vjetësh, Saimir Kodra i ka kërkuar seks në këmbim të një vendi pune. Saimiri iu këndërpërgjigj në hapjen e emisionit “Stop” (E gjeni këtu reagimin e tij) dhe e gjithë situata u transmetua dje në prime-n e “BBVA 3”, ku Egla mbrojti deklaratën e saj.
 
Shumë njerëz i dolën në krah Eglës, mes tyre edhe Einxhel, e cila u shpreh:
 
“Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë e bën, por sot i them: “Të lumtë pushka!”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket, ky guxim s’i mungon asaj as para gjithë botës”.
 
“Ky është realiteti ynë i hidhur, që na bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme, por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova, të cilat gjithmonë mungojnë se askush nuk niset me idenë se do të ngacmohet në takim pune dhe do të ketë nevojë ta faktojë atë. E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka pasur “guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj!
 
“Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër…Ne s’do e dimë kurrë çfarë ka ndodhur, por çuditërisht gratë po gënjekan! Për të fituar çfarë?! Akoma nuk e dimë çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm që nuk fiton gjë prej kësaj, por as nuk besohet, përkundrazi, quhet “imorale”, “mashtruese” ose “me siguri e ka kërkuar vetë”.  Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?”.

Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është
 
Sa i përket mbështetjes së Eglës, ajo ka qenë e shumtë jo vetëm nëpër komentet e llogarisë së “BBVA 3”, por edhe në një poll që kemi zhvilluar në Instagram-in e Anabel, rezultatet e së cilit i shihni në foton e mëposhtme:

Einxhel flet për rrëfimin e Eglës: “Ky është
 

REELS

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..