Ish-bashkëshorti i Ariana Grande përfitoi 1.25 milionë dollarë nga divorci me këngëtaren, pasi martesa e tyre dyvjeçare mori fund këtë të martë me vendimin e gjykatës superiore të Los Angeles, sipas raportimit të Associated Press.
Ariana Grande dhe Dalton Gomez e dërguan çështjen në gjykatë në tetor 2023 dhe u detyruan të presin 6 muaj para se vendimi t’i shpallte të divorcuar.
Në vazhdimësi është zbuluar se Grande, e cila ka një pasuri prej 240 milionë dollarësh, do duhet të paguajë vetëm një herë 1.25 milionë dollarë për ish-bashkëshortin e saj. Grande ka vendosur të paguajë edhe shpenzimet e avokatit për të. Page Six, nga ana tjetër, ka konfirmuar se ky vendim vjen si pasojë e një marrëveshjeje të nënshkruar prej çiftit para martesës.