Celebrity

E zbuloi tradhtinë e Piqué përmes kavanozit të reçelit? Ja ç’thotë Shakira

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2024

E zbuloi tradhtinë e Piqué përmes kavanozit të
Getty

Në vitin 2023, u përhap një teori se Shakira e kishte zbuluar tradhtinë e Piqué përmes një kavanozi reçeli. Në një intervistë për Sunday Times, këngëtarja më në fund tregoi të vërtetën dhe tha se kjo histori s’është e vërtetë.

E zbuloi tradhtinë e Piqué përmes kavanozit të

Fituesja e çmimit Grammy, 47 vjeç, tha se as nuk e di pse kjo histori ka qarkulluar vërdallë. Vitin e kaluar, ajo i shmangi intervistat për tradhitën e ish-partnerit të saj, Gerard Piqué, i cili kishte një lidhje paralele me partneren aktuale, Clara Chia Marti, ndaj u desh goxha kohë që të merrnim vesh se jo, kavanozi s'ishte arsyeja e tradhtisë.

Më vonë, Shakira, përmes muzikës, tregoi ndjesitë e saj dhe arsyet se pse zgjodhi të shprehej në këngët e publikuara. “Më ndihmuan të nxirrja jashtë demonët që po më torturonin”, u shpreh ajo dhe shtoi se prej vitesh e kishte lënë në pauzë pasionin e saj për muzikën, duke sakrifikuar për dashurinë.

E zbuloi tradhtinë e Piqué përmes kavanozit të

Shakira dhe Piqué janë prindër të dy fëmijëve, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç. Ata u njohën në vitin 2010, gjatë Kupës së Botës dhe u ndanë 13 vite më vonë.

Artikuj të sugjeruar: