Celebrity Style

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime të ndryshme

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2024

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime
Getty

Gjithë fundjavën profili në Instagram i Paris Hilton vlonte nga komentet për xhinset e saj. Arsyeja ishte një postim i disa fotove të ndryshme të saj nga vitet 2000 kur xhinset me bel shumë të ulët ishin në modë.

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime
Instagram

“Foto seksi. Këto xhinse duhet të kthehen”, shkroi Hilton dhe aq u desh që njerëzit të ndaheshin në dy grupe për ta mbështetur ose kjo këto supozim.

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime
Instagram

“Ti je e vetmja qenie njerëzore që i shkojnë këto xhinse”, shkruan dikush. Një tjetër e mbështet edhe më shumë këtë ide duke shkruar: “Po, por vetëm për ty duhen kthyer”.

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime
Instagram

Ndërsa dikush tjetër komenton: “Paris, ne të gjithë kemi defekte. S’kemi si t’i veshim këto xhinse!”; “Jo, preferoj të mbaj xhinset me bel të lartë dhe të mbuloj ca kile”, shkruan dikush tjetër; “Kjo është pikërisht arsyeja pse kisha problematikë ushqyerje në gjimnaz”, thotë një tjetër vajzë.

Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime

Shumica e komenteve, duket sikur janë kundër kthimit të këtij trendi, por ka dhe nga ato vajza që e kanë vetëbesimin për ta provuar.

Poll