DJ i famshëm David Guetta dhe e dashura, Jessica Ledon, kanë mirëpritur djalin e tyre, të cilit ia kanë vendosur emrin Cyan. Producenti dhe DJ francez tregoi përmes një postimi në Instagram se ka ardhur në jetë djali i parë për çiftin dhe fëmija i tretë për David.
“Dashuria është në ajër. Mirë se erdhe Cyan”, shkroi David në postimin e tij.
View this post on Instagram
Përpos Cyan, David është edhe babai i Angie dhe Tim Elvis, nga martesa e parë me Cathy Lobe.
David dhe Jessica janë njohur në vitin 2015 dhe prej vitesh tanimë kanë një marrëdhënie të bukur dhe të fortë. Ata e bënë publik lajmin se ishin në pritje të një bebushi në çmimet Latin Grammy në Spanjë, ku Jess u shfaq e veshur me një fustan që i tregonte barkun e rrumbullakosur.