Lifestyle

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe
FOTO: The Spruce / Ana-Maria Stanciu

Me siguri që të paktën një herë në jetë e keni provuar atë stresin tipik të njollave në rroba, në tapet, në mobilie etj. Paniku bëhet “aleti” juaj në ato momente, por të dish si të trajtosh njollat nuk është gjithnjë e lehtë, pavarësisht se njihni llojin e materialit kur bëhet fjalë për veshje, kolltuk, tapet, apo edhe sipërfaqet e drurit të mobileve dhe jo vetëm.

Ja disa praktika të arta që do e bëjnë më të lehtë procesin e zhdukjes së njollave për ju!

#1 Veproni shpejt

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe
FOTO: Future PLC

Nëse doni të keni sukses me heqjen e njollave, sekreti qëndron te reagimi i shpejtë. Sa më shpejt t’i trajtoni ato, aq më shumë do e minimizoni dëmtimin në copa, veshje, mobilie etj. Kur ju veproni direkt me njollat, kjo ul mundësinë e përhapjes dhe futjes së tyre në fibrat e veshjeve, pra heqja e tyre bëhet edhe më e lehtë.

#2 Kurrë mos e fërkoni vendin e njollave

Ky si veprim mund ta shtyjë njollën në fijet më të thella të copës duke e përhapur edhe më shumë. Për ta shmangur si efekt, thjesht lyejeni me një ilaç rrobash apo enësh vendin e njollës, lëreni për disa minuta dhe më pas shpëlajeni.

#3 Zgjidhni produkte profesionale

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe
FOTO: MIELE

Vaji, kafeja, vera e kuqe, ushqimi dhe të gjitha njollat që mund të ndodhin si pasojë e këtyre kërkojnë solucione të posaçme. Pra, duhet një lloj pastruesi që ndikon le të themi në pH e salcës së domates në mënyrë efektive duke e shpërbërë njollën. Njollat e gjakut mund të trajtohen me kripë dhe ujë të ftohtë, ndërsa njollat vajore duan solucione të dedikuara që shpërbëjnë vajin dhe heqin njollat më lehtësisht.

#4 Uji i ftohtë në vend të të ngrohtit

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe
FOTO: deVOL Kitchens

Nëse nuk keni të bëni me një njollë yndyre, uji i ngrohtë rrallë nevojitet për të hequr njollat. Uji i ftohtë ose në temperaturën e ambientit është shpesh më i miri. Ky i fundit preferohet më shumë në trajtimin e njollave të gjakut, verës apo nga ushqime të tjera, pasi uji i ngrohtë mund të dëmtojë disa lloj copash. Ju e përdorni atë vetëm nëse doni të hiqni njollat nga materialet e forta si pllakat, qelqi apo metali.

#5 Peshqirë për heqjen e njollave

Si rregull, njollat duhet të fshihen me një letër të thatë, e më pas me një copë. Por, ekspertët thonë se peshqirët janë më të mirë për të hequr njollat dhe jo sfungjerët që mund t’i përhapin edhe më shumë ato.

#6 Lexoni udhëzimet

Mos harroni të lexoni udhëzimet e çdo pastruesi të njollave përpara se ta përdorni. Disa mund të kenë udhëzime mbi sasinë apo mënyrën specifike të aplikimit, e të tjerë mund të kërkojnë vendosjen e dorezave në duar për të mos i dëmtuar ato. Nëse nuk jeni i/e sigurt, si fillim mund ta provoni pastruesin në një pjesë jo të dukshme të veshjes apo mobilies dhe më pas e aplikoni në njollën reale.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Homes & Gardens

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

6 easy ways to remove stains from clothing and furniture

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe

Surely at least once in your life you have experienced the typical stress of stains on clothes, carpets, furniture, etc. Panic becomes your "tool" in those moments, but knowing how to treat stains is not always easy, despite knowing the type of material when it comes to clothing, sofa, carpet, or even the wooden surfaces of furniture and not only.

Here are some golden practices that will make the stain removal process easier for you!

#1 Act fast

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe

If you want to be successful with stain removal, the secret is to react quickly. The sooner you deal with them, the more you will minimize damage to pieces, clothing, furniture, etc. When you deal directly with the stains, it reduces the possibility of them spreading and getting into the clothing fibers, so removing them becomes even easier.

#2 Never rub the stain

This action can push the stain deeper into the fabric, spreading it even further. To avoid this effect, simply dab some laundry or dishwashing liquid on the stain, leave it on for a few minutes, then rinse.

#3 Choose professional products

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe

Oil, coffee, red wine, food and all the stains that can occur as a result of these require special solutions. So you need some kind of cleaner that affects say the pH of the tomato sauce effectively breaking up the stain. Blood stains can be treated with salt and cold water, while oil stains need dedicated solutions that break down the oil and remove the stains more easily.

#4 Cold water instead of warm

6 mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe

Unless you're dealing with a grease stain, warm water is rarely needed to remove stains. Cold or room temperature water is often best. The latter is more preferred in the treatment of blood, wine or other food stains, as warm water can damage some types of pieces. You only use it if you want to remove stains from hard materials like tiles, glass or metal.

#5 Stain Remover Towel

As a rule, stains should be wiped with a dry paper, and then with a cloth. But experts say towels are better at removing stains than sponges, which can spread them even more.

#6 Read the instructions

Remember to read the instructions of any stain remover before using. Some may have instructions on the specific amount or method of application, and others may require wearing gloves to avoid damaging the hands. If you are not sure, you can first test the cleaner on an inconspicuous part of the clothing or furniture and then apply it to the actual stain.

Suggested Articles: 




Source: Homes & Gardens