Shumë shpejt do të nisë sezoni i Dashit dhe do të rikthehet një cikël i ri, i cili sigurisht, kërkon ide, sjellje, madje edhe lidhje të reja. Marsi do të shkojë te Peshqit, ku do të qëndrojë deri më 30 prill dhe do të të motivojë që të lësh pas gjërat që të mbajnë në të shkuarën. Afërdita dhe Jupiteri do të krijojnë një ngjarje magjike në jetën tënde.
Dashi
Sezoni yt nis më 21 mars dhe sjell me vete 2 eklipse, ndaj përgatitu për ndryshime të shumta, shpresë, qartësi dhe përputhje në jetën tënde. Marsi hyn te Peshqit dhe të bën të qëndrosh prezent në të tashmen, si dhe të lësh mënjanë të shkuarën. Ec përpara, është sezoni yt!
Demi
Bëj pak pushim, i dashur Dem! Kur të mbërrijë sezoni i Dashit, duhet të marrësh fuqitë, të karikohesh dhe të mbledhësh sa më shumë energji, pasi do të të duhen gjatë sezonit tënd. Të premten, aspekti i miqësisë do të jetë më i fuqishëm dhe ti do të mund të forcosh marrëdhënien që ke me komunitetin dhe shoqërinë.
Binjakët
Koha të tregon se ku duhet të fokusohesh. Gjatë muajve të fundit, në vëmendjen tënde ka qenë karriera, por tani do të nisësh të përqendrohesh te miqtë dhe gjërat që të përkasin ty. Marsi do të hedhë dritë mbi pavarësinë tënde, sidomos në punë. Mos mendo më shumë seç duhet për gjëra që s’kanë nevojë për kaq shumë energji nga ana jote.
Gaforrja
Shkëlqe gjatë kësaj jave! Suksese të reja dhe emocionuese do të shfaqen në jetën tënde dhe me shumë gjasa, ëndrrat e tua po bëhen realitet. Marsi te Peshqit të frymëzon të mendosh zgjidhje inteligjente dhe të aftësohesh edhe më tej në qëllimet që do të arrish. Kjo fundjavë sjell drejt teje njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ty.
Luani
Do të kërkosh aventura dhe vende të reja, të cilat do të të ndihmojnë të zgjerosh horizontet e tua. Marsi te Peshqit të nxit të kërkosh kënaqësi që do të të sjellinmë shumë lumturi. Do të argëtohesh, do të krijosh intimitet me njerëzit pas teje dhe do të shpërblehesh.
Virgjëresha
Gërmo më thellë, për të gjetur thesaret që do të ta bëjnë jetën më interesante. Sezoni i Dashit të fuqizon, njëkohësisht të bën një person më të ndjeshëm, i cili shpreh ndjenjat e veta. Mos harro: Të flasësh për ndjenjat kërkon shumë guxim. Do të kesh disa situata ku fitorja është në anën tënde, ndaj nise dhe përfundoje këtë javë me optimizëm, shpresë dhe besim.
Peshorja
Dashuria po lulëzon dhe sezoni i ri i Dashit tërheq drejt teje lidhje të reja, të cilat do t’i përshtaten dinamikës së jetës tënde. Marsi do të hyjë te Peshqit, për të të sjellë mirëqenie në trupin, mendjen dhe shpirtin tënd. Një fundjavë plot pasion të pret, ndaj shijoje!
Akrepi
Do të përballesh me çdo gjë që do të të dalë përpara, falë dëshirës tënde për të ndryshuar situata dhe për të pasur gjithçka në favorin tënd. Merr përgjegjësi për veprimet e tua, sidomos në lidhje me veten dhe shëndetin tënd. Gjatë fundjavës, humori yt do të jetë tejet i mirë, ndaj bëhu gati për më shumë të qeshura.
Shigjetari
Shprehe veten, Shigjetar! Tregoje të vërtetën tënde, dëshirat, shpresat, frikërat e mendimet. Është momenti ideal që ti të dëgjohesh nga njerëzit që kanë interes të dinë më shumë për ty. Marsi hyn te Peshqit dhe të ndihmon që të mbash të sigurt kufijtë e tu në lidhje me të tjerët.
Bricjapi
Do të kalosh më shumë kohë “në shtëpi” (që domethënë në banesë, ose pranë njerëzve që të japin sigurinë e shtëpisë) dhe do të kesh mundësi t’i kthesh në rend mendimet dhe ndjesitë e tua. Shiko me vëmendje gjërat që të rrethojnë, sidomos kur lidhen me komunikimin. Gjuha e trupit, toni i zërit, lëvizjet…gjithçka ka rëndësi gjatë kësaj jave.
Ujori
Përdori fjalët e tua, Ujor! Sezoni i ri i Dashit nis të enjten dhe të ndihmon të komunikosh me më shumë empati dhe qartësi. Do të kesh më shumë pavarësi ekonomike dhe do të kesh mundësi të vendosësh një balancë mes trupit dhe ndjesive të tua.
Peshqit
Sezoni i ri i Dashit vendos në qendër të jetës tënde qetësinë për të cilën ke nevojë. Do të kesh një javë të qetë, në të cilën do të punosh më seriozisht për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tua. Një bashkëveprim i Afërditës dhe Jupiterit gjatë fundjavës, harmonizon komunikimin dhe hap një shteg të ri për romancë.
Artikuj të sugjeruar: