Showbiz dhe TV

Adriana Matoshi reagon pas diagnostikimit me tumorin e ri: “Nuk mund të mos e mbaj premtimin”

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2024

Adriana Matoshi reagon pas diagnostikimit me tumorin e ri: “Nuk mund

Pak ditë pasi lajmëroi ndjekësit se ishte diagnostikuar me një sëmundje të re, Adriana Matoshi na përditësoi me lajme nga shëndeti i saj, duke na treguar se edhe këtë herë e fitoi sfidën.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, aktorja dhe deputetja e parlamentit të Kosovës u shpreh:

“Nuk mund të mos e mbaj premtimin. Po kthehem! Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën time të re, telefoni nuk u ndaj prej mesazheve dhe telefonatave. Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindër të pashpresë për fëmijët e tyre, u jap motiv e tentoj të gjej fjalët e duhura që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste. Tani e di vetë sa pesha paska prezenca dhe fjalët e ngrohta”.

Më tej, aktorja vijoi:

“Në situata të tilla jemi të gjithë të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem më mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova më në fund dhe prej një ëndrre të keqe. Kur e pashë interesimin dhe përkrahjen e të gjithëve ju, u binda se kam për t’ia dalë prapë. Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin. Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona e më drejtoi si gjithmonë te doktorë profesionistë, të cilët ma kanë shpëtuar jetën disa herë”.

Adriana falenderoi mjekët dhe personat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe e përmbylli mesazhin duke u shprehur: “Gjunjëzohem para dashurisë tuaj t’pastër. Ashtu si ju premtova, unë po kthehem. Shihemi së shpejti. Ju dua!”.

Adriana Matoshi reagon pas diagnostikimit me tumorin e ri: “Nuk mund

Rreth 5 ditë më parë, Adriana njoftoi njerëzit se ishte diagnostikuar me një tumor të ri, duke bërë me dije se do të kurohej dhe do të kryente operacionin e radhës, i cili fatmirësisht përfundoi me sukses.