Showbiz

“BBVA 3”: Deklarata e Eglës për ngacmimin seksual shkon përtej lojës

“BBVA 3”: Deklarata e Eglës për ngacmimin seksual shkon

Top Channel me siguri do të sqarojë në spektaklin e mbrëmjes të së shtunës një rrëfim/ deklaratë të banores së shtëpisë më të famshme në vend, aktores Egla Ceno, e cila gjatë kësaj jave ka bërë mes shumë deklaratash atipike të saj, sherresh e përplasjesh, një deklaratë delikate.

Ajo flet për një histori para 20 vjetësh, kur atëherë studente duke kërkuar punë në Top Albania Radio një drejtues (ajo thuhet që i ka thënë edhe emrin, por video nuk gjendet në Top Channel) e ka ngacmuar seksualisht.

Ceno nuk shpjegon plotësisht çfarë ka kuptuar ajo si ngacmim seksual, por thotë se pyetjen: "Çfarë ke ti për të ofruar?", e ka marrë si një kod që i kërkohej seks në këmbim.

Rrjeti ka nisur të pyesë më shumë për këtë deklaratë, e cila nëse është ashtu siç duket, Egla Ceno do të jetë gruaja e parë që do të nisë lëvizjen #Metoo në Shqipëri.

Nëse është një deklaratë për lojë edhe vëmendje, kjo nuk është lojë dhe e bën dyfish përgjegjësinë e një produksioni si “BBVA 3” të shterojë çdo aspekt të kësaj deklarate.

Mediat duhet të tregojnë përgjegjshmëri, jo vetëm duke raportuar apo duke heshtur. Por duke u përpjekur të sqarojnë si qëndron e vërteta.

Dinjiteti njerëzor është në diskutim në këtë rast, për të gjitha palët.

Artikulli është marrë nga Tirana Post

REELS

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..