Relationships

Pse nuk duhet t'i thoni shpesh "më fal" partnerit?

Pse nuk duhet t'i thoni shpesh "më fal" partnerit?

Shprehja “më fal” ka peshë dhe ca e thonë rrallë, ca me vend dhe disa të tjerë, më shpesh se duhet. Ky artikull u dedikohet pikërisht njerëzve që bëjnë pjesë në kategorinë e fundit dhe mund të surprizoheni kur ta merrni vesh se kur jeni duke thënë “më fal” më shpesh se duhet, jeni duke e dëmtuar marrëdhënien tuaj.
 
Së pari, ç’do të thotë saktësisht të kërkosh falje më shumë se duhet?
 
Teorikisht, ju mund të kërkoni falje për gjërat që bëni dhe që mund të jenë gabim në raport me partnerin tuaj. Kjo është mëse okay. Ndërsa teprimi i shprehjes “më fal” vjen kur kërkoni falje dhe për gjëra që s’janë kaq serioze dhe që jo domosdoshmërisht kanë nevojë për një “më fal”. Për shembull: “Të kërkoj falje që dreka s’është akoma gati”; “Ndjesë që s’t’i hodha sheqer kafesë”; “Më fal që s’t’i hekurosa rrobat”. E kuptoni si tingëllon?!
 
Pse nuk duhet ta bëni më?
 
Zakonisht, kjo interpretohet si një shenjë e vetëbesimi të ulët, apo mungesë force, por edhe si një sjellje pasiv-agresive. Kur e përsërisni gjithjnë e më shumë shprehjen “më fal”, e bëni personin tjetër të mendojë se është agresiv, s’i mbajnë nervat dhe ju kontrollon. Kjo, e detyron partnerin të marrë një pozitë më superiore, pasi mësohet me një ritëm të caktuar të shprehjes “më fal”. Kështu, krijohet një marrëdhënie e tillë: Ju – personi që vuan nga çdo veprim dhe partneri – personi agresiv, që bën veprime, të cilat shkaktojnë vuajtjen tuaj.
 
Kur teprimi me shprehjen “më fal” bëhet një sjellje pasiv-agresive?
 
Me kalimin e kohës, përsëritja e shprehjes “më fal” edhe kur s’ka ndodhur gjë, bëhet e tepërt dhe e bezdisshme, çka me shumë gjasa mund të sjellë edhe padurimin e partnerit.
 
Duket sikur edhe gjërat më të vogla kërkojnë rëndësi dhe në njëfarë mënyre, fajësoni partnerin që s’i ka vënë re. Jo gjithçka ju lëndon dhe jo gjithçka meriton vëmendje!
 
E drejton vëmendjen e partnerit gjithë kohës në lidhjen tuaj dhe në misionin për t’ju inkurajuar dhe konfirmuar që s’keni bërë asgjë gabim.
 
Partneri juaj nuk do të kërkojë falje për gabimet që bën, sepse dikush tjetër e bën për të dy (po, me ju e kemi).
 
Pse kjo sjellje ju dëmton ju dhe personin tjetër?
 
Të dy partnerët vuajnë nga përsëritja e vazhdueshme e frazës “më fal”. Ai që e praktikon shpesh, sepse duket si një person i pafuqishëm, i ndrojtur dhe në një pikë, bëhet i bezdisshëm. Ky veprim kërkon shumë energji dhe një vështrim të detajuar edhe në gjëra që s’duan aq shumë vëmendje dhe sigurisht, i zbeh edhe vlerën shprehjes “më fal”, duke e bërë shumë pak të rëndësishme për marrëdhënien e krijuar.
 
Nga ana tjetër, edhe personi që mirëpret shprehjen irritohet nga situata, si dhe ndihet në faj sepse e bën partnerin/en të ndihet keq.
 
Këto efekte mund të zvogëlohen nëse të dy partnerët bëhen më të ndërgjegjshëm dhe i japin rëndësinë e duhur kësaj shprehjeje. Mos na keqkuptoni, nuk po ju themi të mos kërkoni falje kurrë, por në situatat kur është e nevojshme!
 
Me pak fjalë, kuptoni që kërkesa e faljes është si kripa! Masa e duhur i jep shije marrëdhënies suaj dhe nëse hidhni shumë e bëni të hidhur. Kur thoni “më fal” me masën e duhur, respektoni veten dhe partnerin në të njëjtën kohë.

REELS

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Why you shouldn't say "sorry" to your partner often?

Pse nuk duhet t'i thoni shpesh "më fal" partnerit?

The expression "I'm sorry" has weight and some say it rarely, some say it appropriately and some others, more often than necessary. This article is dedicated to people who belong to the last category, and you may be surprised to find out that when you are saying "sorry" more often than necessary, you are damaging your relationship.
 
First, what exactly does it mean to apologize too much?
 
In theory, you can apologize for things you do that might be wrong with your partner. That's okay. While the exaggeration of the expression "I'm sorry" comes when you apologize for things that are not so serious and that do not necessarily need an "I'm sorry". For example: "I apologize that lunch is not ready yet"; "I'm sorry I didn't add sugar to my coffee"; "I'm sorry I didn't iron the clothes." Do you know how that sounds?!
 
Why don't you do it anymore?
 
Usually, this is interpreted as a sign of low self-confidence, or a lack of strength, but also as a passive-aggressive behavior. When you repeat the phrase "sorry" over and over again, you make the other person think that they are aggressive, impatient and controlling. This forces the partner to take a more superior position, as he gets used to a certain rhythm of saying "I'm sorry". Thus, such a relationship is created: You - the person who suffers from each action and the partner - the aggressive person, who does actions, which cause your suffering.
 
When does exaggeration with the expression "I'm sorry" become a passive-aggressive behavior?
 
Over time, repeating the expression "I'm sorry" even when nothing has happened, becomes excessive and annoying, which can most likely lead to impatience on the part of the partner.
 
It seems like even the smallest things require importance and somehow you blame your partner for not noticing them. Not everything hurts you and not everything deserves attention!
 
It directs the partner's attention at all times to your relationship and the mission to encourage you and confirm that you have done nothing wrong.
 
Your partner won't apologize for the mistakes they make because someone else is doing it for both of them (yes, we have it with you).
 
Why does this behavior hurt you and the other person?
 
Both partners suffer from the constant repetition of the phrase "I'm sorry". He who practices it often, because he looks like a helpless, timid person and at one point, becomes annoying. This action requires a lot of energy and a detailed look even at things that don't need so much attention and of course, it also dilutes the value of the expression "I'm sorry", making it very little important for the relationship created.
 
On the other hand, the person who welcomes the expression is also irritated by the situation, as well as feels guilty because it makes the partner feel bad.
 
These effects can be reduced if both partners become more aware and give due importance to this expression. Don't get us wrong, we're not telling you to never apologize, but in situations where it's necessary!
 
In short, understand that asking for forgiveness is like salt! The right measure gives flavor to your relationship and if you throw in too much you make it bitter. When you say "sorry" with the right measure, respect yourself and your partner at the same time.