Celebrity

Aktorja Olivia Munn zbulon se është prekur nga kanceri i gjirit

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2024

Aktorja Olivia Munn zbulon se është prekur nga kanceri i gjirit

Mjaftoi një postim në Instagram për të ndarë me gjithë ndjekësit lajmin e saj të vështirë për betejën e fundit me kancerin e gjirit! Olivia Munn është një tjetër histori që duhet të shërbejë si kujtesë për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Olivia, 43 vjeç, ndau përvojën e saj në Instagram duke zbuluar se 10 muajt e fundit i është nënshtruar katër operacioneve të vështira. Tridhjetë ditë pas një biopsie, ajo pati një mastektomi të dyfishtë (heqje e kirurgjikale e dy gjinjve). “Çuditërisht kam qarë vetëm dy herë,” shkroi aktorja në postim. "E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime,” vijon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by o l i v i a (@oliviamunn)

Si e zbuloi Olivia Munn se kishte kancer në gji?

Aktorja përshkroi me detaje gjithë rrugëtimin e saj, nga bërja e një testi gjenetik në shkurt të vitit 2023, gjatë të cilit ajo rezultoi negative për 90 gjene të ndryshme të kancerit. Ajo tha se kishte bërë një mamografi normale atë dimër, por u diagnostikua me kancer gjiri dy muaj më vonë.

Një mamografi është një imazh me rreze X i gjinjve të një personi. Mamografitë zakonisht përdoren për të kërkuar shenja të kancerit të gjirit, kjo sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Kjo procedurë ekzaminon ndryshimet në gjoksin e një gruaje, ndryshime të tilla si një gungë, dhimbje në gji, trashje ose rrjedhje lëngu nga thithkat etj.

“Jam me fat,” shtoi Munn. "Ne e kapëm me kohën e duhur duke pasur disa opsione shërimi. Unë dëshiroj të njëjtën gjë për çdo grua që mund të përballet me këtë një ditë," theksoi aktorja.

Nisur nga faktori moshë apo periudha e lindjes së fëmijës së parë, janë disa faktorë që duhet ta shtyjnë një grua të bëjë mamografi rutinë çdo vit. Historia familje e kancerit të gjirit është një tjetër faktor shtesë. “Për shkak të atij rezultati, unë bëra një tjetër skaner MRI (resonance magnetike), e cila analizoi situatën me ultratinguj, e më pas biopsia,” shkroi Munn.

Sipas Mayo Clinic, një mamografi është gjithnjë një procedurë që nxjerr gjurmët e kancerit të gjirit, ndërsa një biopsi përcakton masën beninje ose malinje.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Usa Today