Celebrity

Nisur nga Samir Mane, pse njerëzit e suksesshëm veshin të njëjtat rroba përditë?

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2024

Nisur nga Samir Mane, pse njerëzit e suksesshëm veshin të
Instagram

E keni vënë re se si milionerët janë krejt minimalistë në paraqitjen e tyre? Steve Jobs vishte vetëm një bluzë të zezë gjysmë golf në çdo dalje publike (ose jo) dhe kjo zgjedhje ka hapur shpesh diskutime e ka nxitur kuriozitet.

Duke u larguar nga SHBA e për të folur për vendin tonë, Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri ka bërë të njëjtën zgjedhje. Frymëzuar ose jo nga personazhe të tjerë të suksesshëm që vendosin të kenë një pamje të vetën, përgjithësisht të thjeshtë. Samiri vesh gjithmonë vetëm një bluzë të zezë Lacoste me jakë dhe pantallonta të zeza. Herë pas herë ka të hedhur sipër edhe një bluzë me zinxhir që e lë hapur.

Po çfarë do të thotë kjo zgjedhje?

E analizuar nga mediat, stilistë apo psikologë, ka një listë me arsye pse persona të suksesshëm zgjedhin të kenë një pamje unike, të përsëritur që i dallon nga të tjerët.

Një prej tyre është pikërisht kjo, ata e dinë që do dallojnë gjithmonë dhe veshja do jetë një personifikim i imazhit të tyre.

Tjetër arsye është rehatia, e cila lidhet ngushtë me vetëbesimin dhe kjo sjell me vete një qëndrim stoik dhe të vendosur që pasqyrohet në çdo moment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samir Mane (@samirmane_official)

Për personat e suksesshëm ka rëndësi që vendimet që marrin të kenë rëndësi që i shkon për shtat pozicionit të tyre drejtues dhe suksesit që mbajnë mbi supe, ndaj të harxhuarit kohë me të menduarin çfarë do veshin është krejt e pavlerë në sytë e tyre dhe një humbje kohe.

Nuk është e çuditshme që sipas specialistëve, të vendosësh çdo mëngjes për atë që do veshësh të kthehet në stres, ndaj shmangia e një situate që të fut në atë gjendje të panevojshme është një tjetër arsye pse mund të ndodhë kjo zgjedhje.

Jo se është e nevojshme, por kursimi sipas mediave renditet si arsye në listë. Këta persona përgjithësisht nuk e kanë problem të harxhojnë para, por zgjedhin të kenë një pamje “ikonë” që kushton më pak dhe nuk i mundon me shpenzime të herëpashershme dhe të panevojshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samir Mane (@samirmane_official)

Stilistët flasin me bindje se nje gardërobë minimaliste, heq një problem për çdo individ. Për njerëzit e sukseshëm, veshja në këtë rast i përcakton dhe i bën të dallojnë, por bashkë me të u heq disa siklete të vogla që lënë vend për probleme dhe zgjedhje më të rëndësishme.