Marredhenie

4 ngjarje të rëndësishme në lidhjet romantike që mund të ndryshojnë karakterin e njerëzve

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2024

4 ngjarje të rëndësishme në lidhjet romantike që mund

Ngjarjet jetësore mund të ndryshojnë personalitetet e njerëzve në mënyra të ndryshme, si për shembull ato familjare, apo zhvendosja në një vend të ri. Sigurisht, edhe ato që lidhen me ngjarjet në dashuri kanë aftësinë të sjellin ndryshime në jetët dhe karakteret njerëzore.

Sipas një përmbledhjeje hulumtimes, të publikuar në Bühler gjatë vitit të kaluar, ku janë analizuar 40 studime, në të cilat përfshihen rreth 120,000 njerëz, u këqyr se ata pësuan ndryshime në nivelet e entuziazmit, dëshirës për aventura të reja, stabilitetit emocional dhe dakordësisë me partnerët.

- Të lidhesh me një partner/e rrit ndërgjegjen vetjake dhe krijon një imazh të ri, më të qartë për veten. Njerëzit mund të jenë më të ndërgjegjshëm për jetën dhe përgjegjësitë e reja, duke u kushtuar më shumë vëmendje detajeve dhe ndjesive të partnerit/es, veçanërisht kur krijojnë një lidhje të re.

- Martesa ndikon në dëshirën për të bërë aventura të reja dhe për të përjetuar eksperienca. Dashuria lidhet ngushtë me dëshirën për të ndërmarrë aventura dhe për të dalë nga zona e rehatisë, por kjo mund të ndryshojë pas martesës. Sipas analizës së hulumtimeve (Bühler et al., 2023), njerëzit kur martohen krijojnë një rutinë dhe marrin zakone të reja, të cilat anojnë më shumë nga tradita.

- Kur bëhesh prind, ndryshon niveli i entuziazmit. Sigurisht, kjo varet nga personi, por shumë prindër të rinj kanë treguar se nuk janë më entuziastë për gjërat që bënin më parë. Për shembull, dalja me miqtë, një darkë, një takim për një gotë nuk u falin më aq shumë kënaqësi sa kalimi i kohës me familjen dhe bebin.

- Divorci rrit ndërgjegjshmërinë te njerëzit. Mund të duket e çuditshme, por fundi i një marrëdhënieje mund të ketë një ndikim të mirë në personalitetin e njerëzve, duke i bërë më empatikë. Një divorc mund të nxisë modele të reja dhe të zgjojë aftësi më të mira te njerëzit, pasi kalojnë një moment të vështirë në jetën e tyre dhe kjo i bën t’i shohin gjërat në një këndvështrim të ri.

Artikuj të sugjeruar: