Celebrity

Madonna i kërkon dikujt të kërcejë në koncertin e saj, por pendohet shpejt

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2024

Madonna i kërkon dikujt të kërcejë në koncertin e saj,
getty

Madonna ka mbajtur koncertin e radhës në Los Angeles dhe përfundoi duke ofenduar një person me aftësi të veçanta në mes të audiencës.

Këngëtarja, gjithmonë teksa këndon kërkon përfshirjen e audiencës në performancë dhe teksa fliste dhe u drejtohej personalisht, vuri re dikë që nuk po ngrihej në këmbë.

“Çohu dhe kërce, ç’po bën aty i ulur?”, iu drejtua ajo personit, teksa u afrua në skenë për ta parë më mirë.

“Oh, politikisht jokorrekte. Ndjesë për këtë. Jam e lumtur që je këtu”, u shpreh Madonna duke iu afruar mikrofonit për të vazhduar performancën.

Dhe për të kujtuar edhe njëherë sa e vlerësoi personin në audiencë, ajo e rikujtoi në mënyrë jo direkte teksa ftoi në skenë artisten Kylie Minogue dhe tha se të dyja i kanë mbijetuar shumë gjërave, si të tjerë që po e dëgjonin duke kënduar.

Njerëzit s’e kanë pritur aspak mirë këtë situatë dhe reagimet në X për videon kanë qenë të shumta. 

"Madonna foendon dikë në karrige me rrota dhe i kërkon falje", thotë dikush. 

Një tjetër shkruan se mënyra si ajo foli nuk është kërkesë për falje: "Ajo u largua dhe e injoroi me atë sjellje. Shumë e pasjellshme".

Artikuj të sugjeruar: