Një ditë pasi publikoi albumin e ri “Eternal sunshine”, Ariana Grande pati një reagim ndaj të gjitha komenteve që shpërthyen për muzikën dhe hitet e saj të reja. Me sa duket, shumë admirues të muzikës së artistes nuk i kanë pritur mirë këngët e saj, madje janë mërzitur aq sa kanë filluar ta sulmojnë me mesazhe të ndryshme.
“Unë dua të them se kushdo që po dërgon mesazhe urrejtjeje për njerëzit në jetën time, bazuar thjesht e vetëm në një mendim tuajin, me këtë mënyrë nuk po më mbështet as mua, as muzikën time. Madje, ju po bëni të kundërtën e kësaj duke keqinterpretuar muzikën time, në vend që të më mbështesni dhe inkurajoni,” thotë Grande në një postim.
Artistja duket e vendosur në reagimin e saj, kur shton se: “Unë kërkoj që ju të mos e bëni këtë. Nuk po më mbështesni, po bëni të kundërtën,” vijoi ajo. Ariana shpjegoi më tej se albumi është një dedikim për dashurinë dhe jo urrejtjen. “Edhe pse ky album ka shumë momente të dhimbshme, ai ndërthuret bindshëm me një linjë dashurie të thellë dhe të sinqertë,” tha ajo.
Pas publikimit të albumit të ri, fansat e këngëtares ishin të ndarë në qëndrime. Megjithëse, ajo nuk e specifikoi se kush tjetër nga familja apo të njohurit e saj kishin marrë mesazhe me përmbajtjeje urrejtjeje, ish-bashkëshorti duket një shënjestër e mundshme.
Por, siç e theksoi edhe vetë këngëtarja, albumi ka të bëjë me dashurinë, dhimbjen që lë ndarja teksa ish-partnerët përpiqen të ecin përpara dhe të gjithë “lëmshin” e ndjesive që ka një romancë e përfunduar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle